Me një Vendim të Këshillit të Ministrave, të miratuar dje, kanë përfituar të drejtën të kompensohen me 4.2 milionë euro pronarët e tokave të zëna nga objekte të ndërtuara pa leje. Parcelat e zëna nga ndërtimet informale pqrfshihen në zonat e mbuluara nga drejtoritë e ALUIZNI-t Tiranë Veri, Elbasan, Tiranë Jug, Tiranë Shtesat, Vlorë, Durrës, Shkodër, Korçë, Kukës, Kavajë, Fshatra Turistikë dhe Kamzë, Vorë.
Masa e kompensimit është 43.920,53 m² në sipërfaqe dhe vlera e përgjithshme e kompensimit financiar për pronarët është 522.842.426,65 lekë.
Për kompensimin financiar të disa prej pronarëve të pasurive të paluajtshme, që preken nga ndërtimet pa leje, të cilët përmenden në listat e publikuara në këto faqe, shuma e kompensimit financiar do të vendoset nga Agjencia e Trajtimit të Pronës në një llogari bankare të posaçme dhe nuk mund të disponohet nga subjekti përfitues pa zgjidhjen e shkakut të kufizimit në rrugë gjyqësore.
Për kompensimin e pronarëve do të përdoren po ato të ardhura që arkëtohen nga ALUIZNI, si rrjedhojë e kalimit të pronësisë nëpërmjet shitjes së parcelës ndërtimore, si për pasuritë shtetërore, edhe për pasuritë e të tretëve, në favor të objekteve informale që legalizohen.
Vendimi i qeverisë hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
( Lista e plotë ) me emrat e pronmarëve që kompensohen
G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
72.4%
-
Jo
20.2%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3317
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Bashkia e Tiranës dhe Kadastra marrëveshje bashkëpunimi për legalizimin e ndërtimeve pa leje! Miratohet në Këshillin Bashkiak pa votat e opozitës
9 Tetor, 08:52
-
Rama: Sulm i organizuar për goditjen e turizmit, Vlora e Saranda rritje absurde çmimesh! Bashkitë do përfshihen në procesin e legalizimit, prioritet banesat
17 Korrik, 07:26
-
Leje legalizimi në këmbim të votës, Artan Lame 2 orë në SPAK, vartësit e tij legalizime dhe punësime pas votës për PS
27 Qershor, 13:00
-
Legalizuan pallatin pa leje në Lezhë, Prokuroria dërgon për gjykim 4 zyrtarët e Kadastrës
5 Prill, 11:00
-
132 familje në Shkodër ngrihen në protestë: Duam legalizimin e banesave ose bojkotojmë zgjedhjet! E kemi nisur procesin që nga viti 2005
25 Mars 2023, 12:30
-
Lame bën analizën e vitit 2022 për Kadastrën: Kemi dhënë 250 mijë certifikata pronësie e 20 mijë legalizime
18 Shkurt 2023, 12:22
-
Vijon legalizimi i pallateve te braktisura nga ndërtuesit, Lame në Kombinat: Subjektet me shkelje nuk do të marrin më leje ndërtimi të reja
10 Dhjetor 2022, 11:35
-
Durrës/ Përfundon procesi i legalizimit në zonën e Spitallës, 5410 objekte të legalizuara! Drejt përfundimit edhe zonat e Kënetës
11 Korrik 2022, 17:04
-
Vlorë, nis legalizimi i pallateve të braktisura, Ahmetaj: Investitorë të tillë nuk do marrin më leje ndërtimi pa përfunduar procedurat me ndërtimet e lëna përgjysmë
17 Prill 2022, 21:59
-
Legalizimet, Lame nga Zall- Bastari: Janë 7700 legalizime të patërhequra nga qytetarët
31 Dhjetor 2021, 10:40
-
Legalizim për Kishën e Koplikut dhe Muzeun e Françeskanëve në Shkodër! Lame: Në Shqipëri edhe shtëpitë e Zotit ndërtohen pa leje
25 Dhjetor 2021, 13:35
-
Artan Lame: Malajziani dhe italiani
21 Gusht 2021, 13:06