Legalizimet, tapitë e reja
për 2.014 banesa informale

Legalizimet, tapitë e reja<br />për 2.014 banesa informale
ALUIZNI publikon listën e re me emrat e 2.014 vetëdeklaruesve informalë që përfitojnë lejen e legalizimit në 11, nga 12 qarqet e vendit, duke ftuar ndërtuesit informalë emigrantë, që kthehen gjatë muajve të verës, të shfrytëzojnë kohën dhe mund- ësitë për të plotësuar detyrimet e tyre, me qëllim përmbylljen e procesit brenda afatit të shpallur, vitit 2013.

Me një Vendim të Këshillit të Ministrave të kohëve të fundit, ka kaluar një projektligj që synon të ndryshohet struktura dhe funksionimi i Agjencisë së Legalizimeve, duke filluar nga shtimi i drejtorive rajonale për ato zona ku dosjet janë më të shumta në numër. Ndryshimet në ligjin për funksionimin e ALUIZNI-t shtojnë numrin e drejtorive rajonale për një sërë qarqesh. Kështu, nëse në Tiranë, sipas ligjit ekzistues, kishte një drejtori rajonale dhe një sërë zyrash, ligji i ri parashikon që të ketë katër drejtori rajonale, të cilat do t'i kenë të ndara specifikisht dosjet me të cilat do të merren. Projektligji parashikon tri drejtori të reja në qarkun e Vlorës, dy në Elbasan, tri në Fier, dy në Durrës, dy në Korçë, etj. dhe një sërë drejtorish të tjera në disa qytete në vend.

Sipas ALUIZNI-t, pasi të kryhet pagesa e detyrueshme për procesin e legalizimeve, ky institucion do të pajisë me lejen përkatëse qytetarin e interesuar brenda një periudhe prej vetëm 48 orësh. Agjencia e Legalizimeve ka vendosur si objektiv që procesi i legalizimit të përmbyllet brenda vitit 2013. Ajo ka kërkuar që ndërtuesit informalë duhet t'u largohet ndërmjetësimeve (sekserëve), sepse të dëmtuar do të jenë vetë ata.

Listën e emrave e keni të shoqëruar me shkrimin.
(gk/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK, masë arresti me burg edhe për ish-shefin e krimeve tek Komisariati nr.6 Dedan Gjoni, aktualisht në burg për sigurim kushtesh për vrasje

Operacioni i SPAK, masë arresti me burg edhe për ish-shefin e krimeve tek Komisariati nr.6 Dedan Gjoni, aktualisht në burg për sigurim kushtesh për vrasje