SHKODER- Ardian Dodani, ish-drejtor i ALUIZNI në Shkodër, është arrestuar nga policia e këtij qyteti, pasi dyshohet se ka abuzuar me detyrën. Me kërkesë të Prokurorisë së Shkodrës, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për ish-drejtorin e ALUIZNI-t të qytetit, Ardian Dodani, i dyshuar se ka konsumuar veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” në legalizimin e objekteve informale, kryesisht lokale dhe ambjente të tjera tregtare. Në zbatim të vendimit të gjykatës, i dyshuari është arrestuar mesditën e djeshme nga ana e forcave të Policisë Vendore të Shkodrës. Nga hetimet e Prokurorisë së Shkodrës rezulton se, në të paktën 5 raste, kryesisht të vitit 2015, ish-drejtori i ALUIZNI-t të qytetit, Ardian Dodani, dyshohet se ka shkelur kuadrin ligjor që rregullon procesin e legalizimit të objekteve informale.
Legalizoi restorante
Në praktikat e legalizimeve, të cilat janë sekuestruar në kuadër të hetimit,Prokuroria e Shkodrës ka evidentuar se, me firmën e Dodanit, janë legalizuar objekte tregtare (bar-restorante) pranë rrugëve kryesore ose në zonën turistike të Shirokës, në të cilën nuk lejohet legalizimi. Nga hetimi i Prokurorisë së Shkodrës rezulton se ish-drejtori i ALUIZNI-t Shkodër, Ardian Dodani, ka nënshkruar praktikat për këto subjekte, ndërkohë që asnjë prej zyrtarëve të tjerë nuk ka nënshkruar dokumentat, sipas përgjegjësive të tyre ligjore dhe administrative. Në bazë të hetimeve të deritanishme, Prokuroria e Shkodrës, ka krijuar dyshime të arsyeshme se shtetasi Ardian Dodani, gjatë kohës që ka ushtruar detyrën e drejtorit të Drejtorisë Rajonale të ALUIZNI-t Shkodër, ka konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”. Në këto kushte, Prokuroria kërkoi caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, e cila u pranua nga gjykata dhe u ekzekutua nga ana e forcave të Policisë.
Përpara gjykatës
Ditën e hënë,Ardian Dodani pritet të dalë para gjykatës së Shkodrës, për tu njohur me masën e sigurisë të “arrestit në burg”. Gjatë marrjes në pyetje nga policia Dodani, ka deklaruar se nuk ka kryer asnjë shkelje ligjore, dhe se rastet që prokuroria i paraqet si shkelje, janë kryer konform ligjit të legalizimeve. Veç këtij rasti, prokuroria e Shkodrës është duke kryer verifikimin e disa rasteve të tjerë, ku zyrtarë të ALUIZNI-t, kanë abuzuar me legalizimin e objekteve.
Firma e Dodanit
Nga hetimi i Prokurorisë së Shkodrës rezulton se ish-drejtori i ALUIZNI-t Shkodër, Ardian Dodani, ka nënshkruar praktikat për këto subjekte, ndërkohë që asnjë prej zyrtarëve të tjerë nuk ka nënshkruar dokumentat, sipas përgjegjësive të tyre ligjore dhe administrative.
Pesë raste
Nga hetimet e Prokurorisë së Shkodrës rezulton se,në të paktën 5 raste, kryesisht të vitit 2015, ish-drejtori i ALUIZNI-t të qytetit, Ardian Dodani, dyshohet se ka shkelur kuadrin ligjor që rregullon procesin e legalizimit të objekteve informale.

(Ish-kreu i ALUIZNI-t në Shkodër, Ardian Dodani)
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com