Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për ish drejtorin e hipotekës Ardian Dodani.
Seanca gjyqësore u zhvillua për vlerësimin e masës së kërkuar nga prokuroria në gjykatën e shkallës së parë.
Dodani akuzohet se legalizoi 5 objekte në zonat turistike Shkodër që nuk lejohej nga ligji.
Në seancën gjyqësore pala mbrojtëse ka pretenduar se nuk ka shkelje ne veprimet e Dodanit.
Legalizoi restorante
Në praktikat e legalizimeve, të cilat janë sekuestruar në kuadër të hetimit,Prokuroria e Shkodrës ka evidentuar se, me firmën e Dodanit, janë legalizuar objekte tregtare (bar-restorante) pranë rrugëve kryesore ose në zonën turistike të Shirokës, në të cilën nuk lejohet legalizimi.
Nga hetimi i Prokurorisë së Shkodrës rezulton se ish-drejtori i ALUIZNI-t Shkodër, Ardian Dodani, ka nënshkruar praktikat për këto subjekte, ndërkohë që asnjë prej zyrtarëve të tjerë nuk ka nënshkruar dokumentat, sipas përgjegjësive të tyre ligjore dhe administrative.
Në bazë të hetimeve të deritanishme, Prokuroria e Shkodrës, ka krijuar dyshime të arsyeshme se shtetasi Ardian Dodani, gjatë kohës që ka ushtruar detyrën e drejtorit të Drejtorisë Rajonale të ALUIZNI-t Shkodër, ka konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”.
Në këto kushte, Prokuroria kërkoi caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, e cila u pranua nga gjykata dhe u ekzekutua nga ana e forcave të Policisë.
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com