Legalizoi me letra false truallin në zonë e plazhit në Durrës! Gjykata e Durrësit liron zv. drejtorin e Kadastrës

Legalizoi me letra false truallin në zonë e plazhit në Durrës! Gjykata e Durrësit liron zv. drejtorin e Kadastrës

Arben Isaku

DURRËS- Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë 'detyrim paraqitje' për Arben Isakun, zv. drejtor i  Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Durrës  i cili akuzohet se është përfshirë në një skemë abuzive të dhënies së legalizimeve në qytetin bregdetar.

Seanca për masën ndaj Isakut është zhvilluar mesditën e kësaj të mërkure pa praninë e mediave. Ka qenë organi i akuzës i përfaqësuar nga Sokol Nishani i cili ka kërkuar këtë masë sigurie e cila më pas është pranuar nga gjyqtarja Dhurata Bilo. Isaku në bashkëpunim me dy persona të tjerë kishin lëshuar leje legalizimi me dokumente të falsifikuara për një sipërfaqe 123 metra katror dhe truall 500 metra katror në zonën e plazhit.

Ndaj tij Prokuroria kishte nxjerrë një urdhër arresti por një ditë më pas Isaku u vetëdorëzua në polici. E njëjta masë u dha edhe për specialistin Flavio Rexha i cili u dorëzua dje së bashku me eprorin e tij Isaku.

Ndërkohë drejtori i përgjithshëm i kadastrës Artan Lame nuk ka marrë asnjë masë për këtë rast, që do të thotë se të akuzuarit vijojnë të jenë në detyrë pavarësisht akuzave që rëndojnë ndaj tyre.

Aktualisht Isaku aktualisht mban postin e sekretari organizativ i PS në qytetin e Durrësit. Nga 2017 Isaku mbante postin e drejtorit të ALUIZNIT ) Agjencisë e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/ Ndërtimeve Informale, por me shkrirjen e këtij institucioni me Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZRPP) në Durrës, në zyrën e Kadastrës, Isaku u lirua nga detyra dhe u emërua në postin e zv/ drejtorit të Kadastrës në Durrës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BRSS: 15/08/2019 09:12

    KETU TE BASHKOHET QIELLI ME TOKEN KY VEND NUK BEHET POPULL ME TE POSHTER NE BOTE NUK KA TERMET 20 BALLL QE TE SHUHET KY BREZ DHE TE FILLOJ NGA E PARA

    Përgjigju
  • Londra: 15/08/2019 08:56

    Hajdutat futini brenda,kemi 7vite qe presim hipoteken duke paguar dhe leket qe na kerkoi shteti,keto kelysha rrasini brenda,duhet te paguajne

    Përgjigju
  • Populli: 15/08/2019 01:45

    E hajduta Po e tregoni veten me edin i ndave parat apo me liken ma mer mendja me edi Prandaj nuk te fusin ne burg robt ps pd lsi

    Përgjigju
  • Enids: 14/08/2019 22:16

    E njejta skeme funksionon dhe ne Lezhe. Pseudo drejtori i kadastres Lezhes, lepires i shtreses se ulet i partise Socialiste,nje njeri medioker me shkollim te blere, po vepron ne te njejten menyre.Por siduket Tan Lames i leverdis sepse Lezha ka resurse e bregdet te bkr te cilat per ti pervetsuar nuk heziton te vendose ne krye te Agjensise se Kadastres njerez qe i perdor dhe detyrimisht i lepihen pushtetit. Kjo eshte fytyra e Aluiznit kudo ne Shquperi

    Përgjigju
  • Luani Durrës: 14/08/2019 18:53

    Skandal është që nuk merren masa për këta që vjedhin e abuzojnë me punën e shtetit. Ky ka bërë namin.Mjafton të verefikosh objektet e legalizuara dhe do të shikosh praktika skandaloze.Atje janë objektet nuk kanë lëvizur.

    Përgjigju
    • plaka luanit: 20/08/2019 12:32

      Ore djale me kujdes

  • Ana: 14/08/2019 17:42

    Pse, budalla ishte ky që u dorëzua vetë. Është strategji e njohur kjo; merr lekët, zhduku ca kohë, kthe ca lekë nga ato që vodhe te gjyqtari dhe prokurori, dorëzohu dhe dil për dy ditë. Dhe kështu dalin të kënsqur të gjitha palët. Albanistan hesapi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja