Në kërkim për abuzim me legalizimet në Durrës, vetëdorëzohet zv.drejtori i Kadastrës Arben Isaku dhe specialisti

DURRËS- Është vetëdorëzuar në policinë e Durrësit zv.drejtori i shpallur në kërkim i Kadastrës së Durrësit, Arben Isaku, i cili aktualisht është sekretari organizativ i PS në këtë qytet. Po kështu së bashku me Isakun është vetëdorëzuar edhe specialisti agjencisë së Kadastrës, F.R.  Urdhri për arrestimin e tyre u dha nga organi i Prokurorisë së Durrësit për shkak se akuzohen për falsifikim dokumentesh, shperdorim detyre si dhe mitmarrje.

Kujtojmë se skema abuzive e legalizimeve me dokumente false në zonën e Durrësit është zbuluar në saj të operacionit anti-infomralitet. Më 10 gusht Policia ndaloi R.K., 27 vjeç, ekonomist pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Durrës ndërsa në kërkim u shpallën dy personat që u vetëdorëzuan sot.

Skema e tyre për legalizimet kundër ligjit është zbuluar pas një hetimi disa -mujor ku është pikasur rasti i shkeljes nga tre personat në fjalë.

Ata kishin pajisur me leje legalizimi të falsifikuar Xh.N., 29 vjeç, banues në Durrës  dhe  E.S., 39 vjeç, banues në Berat për një sipërfaqe 123 metra katror dhe truall 500 metra katror në zonën e plazhit.

Ndërkohë mësohet se në kërkim janë shpallur edhe personat të cilët janë pajisur me lejen e legalizimit pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës ka nxjerrë urdhër ndalimi për veprën penale " Vjedhja me pasoja të rënda" parashikuar në nenin 134/3 të Kodit Penal.

Po kush është Arben Isaku?

Aktualisht Isaku aktualisht mban postin e sekretari organizativ i PS në qytetin e Durrwsit.Nga 2017 Isaku mbante postin e drejtorit të ALUIZNIT ) Agjencisë e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/ Ndërtimeve Informale,  por me shkrirjen e këtij institucioni me Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZRPP) në Durrës, në zyrën e Kadastrës, Isaku u lirua nga detyra dhe u emërua në postin e zv/ drejtorit të Kadastrës në Durrës.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lexues: 13/08/2019 12:31

    Kur dorezohet vete do te thote qe jane kopsitur gjerat, ne kerkim jane vetem ata qe nuk arrijne te bien dakord me pazarin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë