Shkelje me legalizimet, KLSH kallëzon ish-drejtorin dhe 7 zyrtarë të ALUIZNI-t në Kamëz-Vorë

Shkelje me legalizimet, KLSH kallëzon ish-drejtorin dhe 7 zyrtarë të ALUIZNI-t në Kamëz-Vorë

KLSH

KLSH kallëzon në prokurori ish -drejtorin, 2 përgjegjës sektori legalizimi, 3 ish-përgjegjës sektori legalizimi dhe 2 specialistë të drejtorisë rajonale të ALUIZNI-t, Kamëz-Vorë. Ata akuzohen se kanë kryer legalizime të jashtëligjshme me sipërfaqe 14 087 m2 në brigjet e liqenit të Paskuqanit, brigjet e lumit të Tiranës, afër autostradës Tiranë-Durrës dhe Bulevardit Kamëz, nuk kanë skualifikuar 1200 objekte të ndërtuara në zonën historike, arkeologjike, si dhe kanë shmangur procedurat ligjore për arkëtimin e 2,077,336 mijë lekë, të ardhura këto të munguara për fondin e kompensimit të ish pronarëve.

Shkeljet janë evidentuar pas auditimit nga Drejtoria Rajonale e ALUIZNI-t Kamëz-Vorë( fshat) për periudhën Janar 2015  deri më Korrik 2017. Gjithashtu KLSH i ka kërkuar  Drejtorit të Përgjithshëm të ALUIZNI-t, të vlerësojë shkallën e përgjegjësisë dhe marrjen e masave disiplinore për 13 punonjës.

“Për S.B dhe E.B përgjegjëse sektori të legalizimit, A.J, F.G, F.G ish përgjegjës të sektorit të legalizimit, F.P me detyrë specialist dhe znj. N.K. specialiste, të cilët në mospërmbushje të detyrës së tyre funksionale dhe në shkelje të dispozitave ligjore, kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, KLSH me shkresë nr. 1040/12 prot., dat 06.04.2018 ka kryer kallëzim penal për shpërdorim detyre duke i përcjellë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë të gjitha provat dhe dokumentet përkatëse” deklaron KLSH.

Kontrolli i Lartë i Shtetit në zbatim të programit të auditimit nr. 1040/1, datë 12.10.2017, ka audituar  Drejtorinë Rajonale të ALUIZNI-t Kamëz-Vorë( Fshat) për periudhën Janar 2015  deri më Korrik 2017.

Nga ky auditim, u konstatuan shkelje të dispozitave ligjore, për të cilat KLSH me Vendimin nr.12, datë 28.02.2018 të Kryetarit, ku janë gjetjet dhe rekomandimet për përmirësimin e gjendjes ka kryer kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për konsumim të elementëve të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, neni 248 i Kodit Penal, për:

- Në 11 raste, për  sipërfaqen  3842 m2, komuna Paskuqan, ka kryer legalizime të objekteve informalë, në tokë Arë, pronë “Shtet” dhe privat, në afërsi të rezervuarit të Paskuqanit, për truall të shitur dhe tjetërsuar në truall privat, ku distanca e objekteve nga bregu i rezervuarit të Paskuqanit është  më e vogël se 100 ml.

-Në 12  raste me sipërfaqe prej 5603m2 në komunën Paskuqan, kan kryer legalizime të  objekteve informalë, në tokë Arë, pronë “SHTET” dhe privat, në afërsi të Lumit të Tiranës, ku distanca e objekteve nga bregu i Lumit të Tiranës është më pak se 100 ml, distanca brenda të cilave pasuria shtetërore është e patjetërsueshme dhe e paparashkrueshme.

-Në 2  raste, kanë kryer legalizime të ndërtimeve informale të cilat kufizohen me rrugë  automobilistike të kategorive B dhe C, në distancë prej rrugëve deri në 10 m, kur distancat e lejuara nga rrugët interurbane të këtyre kategorive janë: 20 m për rrugët e kategorisë B dhe 10 m për rrugët e kategorisë C.

- Në të gjitha rastet  e audituara kanë kryer legalizimin e objekteve informalë, në kushtet kur në praktika mungojnë vërtetimet për likuidimin e taksës së ndikimit në infrastrukturë, duke krijuar një mungesë të ardhurash ne buxhetin e shtetit  në vlerën 175,886 mijë lekë.

-Në 28 raste, kanë kryer legalizimin e objekteve në mungesë, pa nënshkrim të deklaratës personale për shkak të faktorëve që ndikojnë në qëndrueshmërinë e objektit, për marrjen përsipër të përgjegjësisë për çdo pasojë.

-Kanë shkelur afatet kohore në kundërshtim me urdhrin, duke krijuar vonesa  në likujdimin e tarifave të parcelave ndërtimore, për vlerën 1,556,400,000 lekë + bono privatizimi, si  e ardhur e munguar  në buxhetin e shtetit.

-Mungon dokumentacioni shkresor për skualifikimin e 1200 objekteve të ndërtuara në zonën historike, arkeologjike apo zonë e mbrojtur dhe nuk ka dokumentacion për informimin e DP të ALUIZNI-t Tiranë dhe Bashkinë Vorë e Kamëz. Nuk kanë respektuar afatin prej 60 ditësh për marrjen e vendimit për kualifikimin ose jo të objektit nga konstatimi.

-Për periudhën e 6-mujorit të parë 2017 kanë dhënë me vonesë lejet e legalizimit për 1635 leje legalizimi për ndërtime dhe shtesa informale, pasi vetdeklarimet janë bërë në vitin 2006, konstatimi, kualifikimi dhe VKM janë bërë mbi 1 vit më parë.

-Mungesë të vërtetimit për likuidimin e taksës së ndikimit në infrastrukturë, duke krijuar një mungesë të ardhurash në buxhetin e shtetit  në vlerën 175,886,000 lekë.

- Nuk ka dokumentacion shkresor  në Drejtorinë e ALUIZNI-t Kamëz - Vorë për skualifikimin e 1200 objekteve të ndërtuara në zonën historike, arkeologjike apo zonë e objekte të mbrojtura dhe nuk ka informuar Drejtorinë e Përgjithshme të ALUIZNI-t Tiranë dhe bashkinë Vorë e Kamëz.

 - Nuk ka mbajtur evidenca mbi sipërfaqet e lira në pronësi shtet, lënë jashtë procesit të legalizimit dhe të pamundura për parcelizim për vetë pozicionin gjeografik që kanë, por që posedohen nga subjektet pa asnjë detyrim financiar apo qiraje, pra nuk ka marrë asnjë masë për të njoftuar dhe bashkëpunuar me institucionet vendore, konfirmimin e tyre në pronësi shtet apo vlerësimin e tyre si troje që përdoren nga qytetarët, pa u taksuar ose për kthim në ambiente publike.

-Këto parcela janë zvogëluar me qëllim përfitimi për të qenë në kufirin deri në 300/500 m2,për të cilat mungojnë genplanet e hartës fushore, ortofotot digjitale dhe hartat vektoriale të pronësive dhe në 4 raste nuk përcaktohet hyrja në parcelën ndërtimore ose në objekt.

- Në 3 raste u konstatua ndryshim i numrit të zërit kadastral dhe në 1 rast ndryshim i numrit të  pasurisë për sipërfaqe 401,4 m2 për interesa të caktuara.

- Në 7 raste mungon statusi juridik i pasurisë me sipërfaqe 1780.7 m2, në kundërshtim me nenin 27/d  të ligjit nr. 9482, datë 03.04.2006 , i ndryshuar me ligjin 50/2014, dhe nr. 62/2015.

-Në 2 raste me sipërfaqe 680 m2 nuk është legalizuar ngrehina funksionale (mur rrethues ose ngrehinë ndihmëse) brenda sipërfaqes parcelës ndërtimore.

-Në 4 raste me sipërfaqe të legalizuar prej 1684.9m2, u konstatua mosrespektim i distancës së ndërtimit informal nga rruga kombëtare( autostrada Tiranë-Durrës).

- Në 1 rast objekti informal 1- kat paraqitet karabina pa mbulesë me çati ose soletë për parcelën ndërtimore me sipërfaqe 274,5 m2, në ZK 2066, pasuria 82/88), sipas fotove të vet deklaruesit.

-Në 3 raste; objekti i legalizuar 1 kat + bodrum, rezulton ndryshe sipas fotove të objektit, pasi është 2 kate mbi tokë, një rast ka ngushtuar trotuarin pranë rrugës nacionale Bulevardi Blu (B) dhe në 1 rast objekti i legalizuar është ngjitur me kolektorin në ZK 2066, pasuria 82/88.

Është konstatuar se kërkohet përmirësim ligjor, të cilin e kemi rikërkuar si KLSH, pasi është krijuar raport i zhdrejtë midis subjekteve objekt legalizimi dhe pronarëve të tokës, për:

a. Lejimi i legalizimit të ndërtimeve informale pa paguar të gjitha detyrimet financiare, në vend që legalizimi të kushtëzohej me shlyerjen e të gjitha detyrimeve.

b. Lënia jashtë legalizimit të sipërfaqeve të lira të parcelave ndërtimore, në posedim nga subjektet informale, në vend që të legalizoheshin me pagesë sipas çmimeve të tregut.

-Për 2594 objekte është zbatuar  VKM nr.954, datë 25.11.2015 dhe VKM 1095, datë 28.12.2015, për dhënien e lejes së legalizimit vetëm për objektin, pa u likuiduar parcelat ndërtimore, duke zgjatur procesin e legalizimit dhe afatet kohore.

Në dhënien e shërbimit të matjeve në terren është konstatuar se është paguar subjekti privat më tepër në vlerën +1,981,760 lekë, si llogaritje gabim TVSH dhe vlerën prej 3,999,552 lekë si penalitet i pa llogaritur për mosrespektim kontrate.

KLSH i ka kërkuar  Drejtorit të Përgjithshëm të ALUIZNI-t, të vlerësojë shkallën e përgjegjësisë dhe marrjen e masave disiplinore për 13 punonjës: E.B, I.SH, E.T  me detyrë përgjegjës sektori, z.A.B juristi i institucionit dhe J.N, N.M, N.V, I,K A.T, K.SH, SH.K, N.V, E.P, Z.L dhe S.S me detyrë specialistë.

Për z.S.B dhe znj.E.B përgjegjëse sektori të legalizimit, A.J, F.G, F.G ish përgjegjës të sektorit të legalizimit, F.P me detyrë specialist dhe znj. N.K. specialiste, të cilët në mospërmbushje të detyrës së tyre funksionale dhe në shkelje të dispozitave ligjore, kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, KLSH me shkresë nr. 1040/12 prot., dat 06.04.2018 ka kryer kallëzim penal për shpërdorim detyre duke i përcjellë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë të gjitha provat dhe dokumentet përkatëse.

Njoftimi i KLSH

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?