TIRANE - Ish-drejtori i ALUIZNI-t në Shkodër Bensik Kastrati dhe Rudi Beci me detyrë përgjegjës në sektorin e legalizimeve në këtë drejtori janë arrestuar gjatë mbrëmjes së djeshme nga policia. Operacioni për kapjen e tyre është bërë në Tiranë dhe Vlorë, ndërkohë që hetimi është drejtuar nga prokuroria e Shkodrës. Sipas burimeve pranë kësaj prokurorie gjatë hetimit ka rezultuar se dy zyrtarët kanë kryer legalizimin e disa objekteve gjatë muajve gusht dhe shtator të vitit 2013. Ndërkohë që një operacion tjetër lidhur me çështjen e ALUIZNI-t, pritet të zhvillohet dhe në Tiranë.
Legalizimi është bërë për disa objekte të futura jashtë radhe dhe në kundërshtim me ligjin. Në mënyrë të kundërligjshme, këta dy zyrtarë, në kohën e kryerjes së veprës penale, kanë legalizuar disa objekte, ndër të cilat, edhe dy pallate shumëkatëshe. Sipas akuzës dy zyrtarët e arrestuar kanë bërë legalizimin e një pallati 11-katësh. Nga aktet e ndodhura në këtë dosje legalizimi rezulton se më datë 20 gusht 2013 nga ana e punonjësve të ALUIZNI-t Shkodër është mbajtur procesverbali i konstatimit nga ku ka rezultuar se ky objekt është 11 katësh, sipërfaqja e parcelës ndërtimore është 1200 m2, sipërfaqja e bazës së objektit është 978,7 m2 dhe sipërfaqja e përgjithshme e ndërtimit është 11312,4 m2.
Më datë 22.08.2013 nga ana e ALUIZNI-t Shkodër është mbajtur Akti i Kualifikimit, ndërsa më datë 20.08.2013 nga ana e Drejtorit të ALUIZNI-t Shkodër është marrë vendimi “Për kualifikimin për legalizim të objektit informal në posedim të shtetasit P.M”. Ndërsa me aktin e datës 13.09.2013, është dhënë leja e legazlizimit për këtë objekt, i firmosur nga ana shtetasve Besnik Kastrati dhe Rudi Beci. Nga shkresa e datës 3 prill 2014 dërguar nga Bashkia Shkodër rezulton se në lidhje me ndërtimin e bërë nga ana e shtetasit A.M, nuk është dhënë leje shesh ndërtimi apo leje ndërtimi nga KRRT, dhe se në bazë të instrumentit të plani Rregullues, harta e përdorimit të tokës që ka bërë ndërtimin e mësipërm shtetasja P.M është e përfshirë në Kodin A-5 (Strehim Social).
Dëshmitë në prokurori
Në lidhje me këto fakte shtetasi Besnik Kastrati ka deklaruar se dosjet e legalizimeve merren në shqyrtim me zona kadastrale, meqënëse për këtë objekt kishte një komunikim me Drejtorinë Qëndrore, kishim detyrimin institucional për të operuar. Ai ka treguar se nuk ka patur leje të tjera legalizimi në lagjen “Liria” Shkodër”. Ndërsa shtetasja I.SH, përgjegjëse e hartografisë pranë ALUIZNI-t Shkodër ka deklaruar se “Rregulli është që shqyrtimi i dosjeve të legalizimit bëhet mbi bazën e blloqeve kadastrale. Në rastin e dosjes së legalizimit të shtetases P.M është nxjerrë nga drejtori.
Rrëfimi i Becit
I arrestuari Rudi Beci, përgjegjës i sektorit të legalizimit ka deklaruar se dosja e këtij objekti pa leje është nxjerrë nga ana e drejtorit Besnik Kastrati. “Është kërkuar në Bashki një informacion për faktin se çfarë përfshin studimi urbanistik në atë zonë dhe nga bashkia na është nisur një hartë që parashikon vetëm gjurmët e objekteve që mund të ndërtohen”-ka treguar Beci.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 3 Tetor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com