Legjenda e Anglisë projektohet në stolin e kombëtares, Gerrard kundërshtar i Shqipërisë

Legjenda e Anglisë projektohet në stolin e kombëtares, Gerrard kundërshtar i Shqipërisë

Steven Gerrard

Federata Polake e Futbollit ka kontaktuar legjendën e Liverpool-it, Steven Gerrard, lidhur me pozicionin e trajnerit të ekipit kombëtar. Gerrard është i papunë pasi u shkarkua nga Aston Villa në tetor të vitit të kaluar. 42-vjeçari mori detyrën e tij të parë si trajner në qershor 2018 kur u bë tekniku i Rangers.

Gjashtë muaj pasi fitoi titullin e Premier League skoceze, Gerrard u largua për të marrë detyrën te Aston Villa pas shkarkimit të Dean Smith. Ish-mesfushori i Anglisë zgjati më pak se një vit në detyrë pasi u shkarkua. Puna e ardhshme e Gerrard në trajning mund të jetë me një ekip kombëtar dhe kjo te Polonia.

Polakët janë në grupin E të Euro 2024 dhe bashkë me ta në grup është edhe Shqipëria. Duket se shanset që Gerrard të jetë trajner kundër Shqipërisë janë të mëdha, me Federatën polake që do marr një vendim shumë shpejt.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja