Mesfushori legjendar i Bayern Munichut, Mehmet Scholl ka arritur të largojë vëmendjen e publikut nga letra e lamtumirës të mbrojtësit Lucas Hernandez, i cili u transferua te PSG.
Mbrojtësi francez Lucas Hernandez duket se nuk ishte veçanërisht i popullarizuar në radhët e Bayernit, pasi është e vështirë të shpjegohen ndryshe fjalët e ashpra që i janë drejtuar nga mesfushori legjendar i klubit bavarez, Mehmet Scholl, pas publikimit të letrës së tij të lamtumirës drejtuar tifozëve të Bayernit.
Pas transferimit te PSG, Hernandez ndër të tjera ka shkruar se “vendimi ka qenë shumë i vështirë” dhe se ka vendosur të transferohet nga Bayern te PSG me zemër të rënduar dhe pas shumë konsiderate ndaj bavarezëve. Mehmet Scholl nuk ia besoi fjalët, teksa i ka dedikuar komentin e mëposhtëm në Instagram.
"Nuk besoj asnjë fjalë që thua. Lamtumirë", u shpreh ashpër mesfushori dikur i shkëlqyer, i cili fitoi titullin me Bayernin në 2001.