7 herë kampioni i botës në Formula 1 dhe fituesi i 91 garave, Majkëll Shumaker ka deklaruar se do të tërhiqet përfundimisht.
Legjenda e Formula 1 lajmin e ka bërë të ditur në faqen e tij në Internet. Konfirmimi i shumë hamendësimeve në lidhje me vazhdimin e karrierës së gjermanit diku gjetkë në një ekip tjetër ka marrë fund.
Skuderia Mercedes vendosi që të mos rinovonte më kontratën me 43 vjeçarin. Kjo është herë e dytë që Shumaker deklaron largimin nga Formula 1, e ndërsa herën e parë në 2006 nuk e mbajti premtimin duke u rikthyer në 2010, këtë herë mesa duket nuk do të ndodhë një gjë e tillë.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com