Legjenda e Interit, Javier Zanneti
zgjedh 11-shen e ëndrrave në Inter

Legjenda e Interit, Javier Zanneti<br />zgjedh 11-shen e ëndrrave në Inter<br>
Kapiteni legjendar i Interit, Javier Zanneti ka përzgjedhur 11-shen më të mirë të Interit në histori.

Zanneti, i cilli sot mban postin e zv.presidentit tek Inter e ka quajtur si 11-shen e ëndrrave për Inter.

Në zgjedhjet e tij bëjnë pjesë shumë lojtarë të mëdhenj duke filluar me “fenomenin” Ronaldo, Roberto Carlos apo italiani Baggio, pa harruar legjendën Bergomi.

Po ashtu pjesë të skuadrës së ëndrrave ka bërë edhe shumë lojtarë të “tripletës”, të vitit 2010, vit në të cilin Inter fitoi të gjitha trofetë e mundshme.

Në portë bën pjesë Julio Cezar, ndërsa në mbrojtje rreshtohet braziliani Maicon dhe “Muri”, Valter Samuel.

Mesfusha është tërësisht argjentinase, me Esteban Cambiaso dhe vetë ai, Javier Zanneti.

Në sulm ka vendosur “luanin” kamerunas, Samuel Eto dhe në majë të sulmit është “El Principe”, Diego Milito, i cili i dha Champions League Interit me dy golat e tij në finale ndaj Bayern Munchen.
inter

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

‘Marr fjalën për ta mbrojtur Kosovën’, gazetari Tanini kundër organizimit të Euro U-21 mes Serbisë dhe Shqipërisë: S’janë zgjidhur krimet e luftës

‘Marr fjalën për ta mbrojtur Kosovën’, gazetari Tanini kundër organizimit të Euro U-21 mes Serbisë dhe Shqipërisë: S’janë zgjidhur krimet e luftës