Nga 1 qershori do të kemi hapjen e kufijve tokës me shtete fqinje, ndërsa nga 10 qershori plazhi do të jetë i hapur për të gjithë. Këtë njoftim e bëri kryeministri Edi Rama duke njoftuar masat e reja lehtësuese për javët në vijim. Gjatë kësaj jave që vjen masat do të vijojnë siç janë, ku qarkullimi i mjeteve dhe qytetarëve do të vijojë nga ora 05:00 deri në orën 21:00 në zonat e kuqe, ndërsa në zonat e gjelbra nuk ka më asnjë lloj kufizimi orari.

"Nga 1 qershori hapim kufijtë tokësor me vendet fqinje tonë, por ende jo plazhet. Kam marrë të shara nga plazhistë pse i kishte ngritur policia nga plazhi në Dhërmi. Askush në botë nuk i ka hapur plazhet. Këtë javë mbyllim edhe sistemin e administrimit të plazheve dhe parimin e 'rërës së xanum' do i ndëshkojmë pa asnjë kompromis. Nëse në do i hapim nga 1 qershori vetëm për hotele dhe pas 10 qershorit për të gjithë nga të gjithë. Asnjë kontratë e mëparshme nëse nuk do të konfirmohet nga ky autorit licencues për plazhet. Duam që hoteleria të punojë dhe të  mos konkurrohet në mënyrë të pandershme dhe paligjshme për ofertën e shërbimit për plazh." tha Rama.

Gjatë prezantimit të masave lehtësuese nga 1 qershori, kryeministri Edi Rama foli edhe për protestën e krijuar pas shembjes së teatrit duke thënë se u përdor nga opozita si një revolucion imagjinar me pretekstin për të krijuar një çadër të re. Ai shtoi se rreziku për një valë të ri infektimi është real dhe kjo nuk duhet në mënyrë absolute që të ul kujdesin dhe ndërgjegjësimin qytetar.

"Virusi nuk ka ikur, është mes nesh dhe rreziku i një infeksioni mes nesh nuk është si rreziku i një revolucioni imagjinari atyre që donin ta kthenin karakatinë e teatrit kombëtar në çadrën e re të atij revolucionin dhe të lemerisën botën me talebantë që u shfaqën në Shqipëri. Rreziku i një zinxhiri të ri infektimesh është real" tha Rama.

Fundjava do të jetë e mbyllur edhe dy të shtuna e të diela të tjera, ndërsa pas sezonit veror, e diela pa makina do të kthehet në normë jetese për një mjedis e ajër më të pastër dhe familje më të shëndetshme.

Në lidhje me transporti publik Rama tha se në fund të muajit do të paraqitet një strategjinë e re ku do të bëhet dhe hapja e tij pjesë-pjesë duke garantuar shëndetit dhe rritur cilësinë e këtij shërbimi me garantimin direkt të shtetit.

Ngërçi ekonomik i krijuar në si pasojë e pandemisë, Rama tha se është optimist dhe shpresëplotë që në 4 mujorin e fundit të viti me planin e ri kombëtar mund të vendoset rimëkëmbja ekonomike familjare dhe e shtetit ashtu siç ishte para pandemisë dhe viti tjetër të kalohet ky ngërç i krijuar.

Kryeministri foli edhe për planin e rindërtimit dhe projekteve të tjera infrastrukturore të rëndësishme në vend duke thënë se pas 2 muaj do të nis sërish puna e ndalur në këto kantiere si pasojë e virusit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:27
Rama thumbon opozitën: Rreziku i virusit është real, jo revolucion imagjinar me karakatinën e teatrit (VIDEO)

Kryeministri Rama duke parashtruar rrezikun real të një vale të re infektimesh nëse nuk tregojmë kujdes, nuk nguroi dhe të thumbojë opozitën se ky virus nuk është si revolucioni imagjinar që kërkonin ta ktheni çështjen e teatrit në një çadër tjetër dhe të krijonin tensione në vend.

 "Virusi nuk ka ikur, është mes nesh dhe rreziku i një infeksioni mes nesh nuk është si rreziku i një revolucioni imagjinari atyre që donin ta kthenin karakatinë e teatrit kombëtar në çadrën e re të atij revolucionin dhe të lemerisën botën me talebantë që u shfaqën në Shqipëri. Rreziku i një zinxhiri të ri infektimesh është real" tha Rama.

Ora 21:13
Rama: Në 2 muaj e ardhshëm rinisim procesin e rindërtimit dhe projektet infrastrukturore të ndërprera nga covidi (VIDEO)

Kryeministri Rama tha se brenda 2 muajve do të rinisë procesi i rindërtimit me shtëpitë individuale dhe në vjeshtë me ndërtimin e  lagjeve të reja. Gjithashtu do të rinisin dhe projekte infrastrukturore të lëna përgjysmë si pasojë e covid, si aeroporti i Vlorës, aksit rrugor Milot-Thumanë, Rrogozhinë-Fier, hekurudhës Tiranë -Durrës dhe finalizimin e programit të rindërtimit të aeroportit të Sarandës.

"Jemi në hapat e fundit të proceseve përgatitore të rindërtimi dhe në 2 muajt e ardhshëm do të jemi në kantierët e shtëpive të reja individuale, shkollave dhe kopshteve dhe qendrave të reja shëndetësore. Në vjeshtë do të jemi në kantieret e mëdha ndërtimit të lagjeve të mëdha si Tiranë e Durrës, Krujë e Laç, Vorë etj. Do të jenë një transformim i jashtëzakonshme për ato zona. Uroj që në vjeshtë të kemi mbyllur dhe proceset e ndërprera nga covid të aeroportit të Vlorës, aksit rrugor Milot-Thumanë, Rrogozhinë-Fier, hekurudhës Tiranë -Durrës dhe finalizimin e programit të rindërtimit të aeroportit të Sarandës, së bashku me tunelin e Llogorasë dhe të fazës përmbyllëse të rrugës Qukës-Qafë Plloçë. Brenda 3 muajve të ardhshëm do të kemi nisur në terren punë për Shëngjin-Velipojë, Orikum-Dukat, Vlorë-Radhimë-Orikum me një impkat të rëndësishëm social në komunitet", tha Rama.

Ora 20:57
Rama: Plan i ri kombëtar për rimëkëmbjen ekonomike (VIDEO)

Kryeministri Rama tha se synimi i qeverisë është që në 4 mujorin e fundit të viti të vendoset rimëkëmbja ekonomike familjare dhe e shtetit me planin e ri kombëtar të rimëkëmbjes ekonomike dhe vitin tjetër të kalohet ky ngërç ekonomik i krijuar si pasojë e pandemisë.

"Shumë shpejt do të paraqesim planin e ri kombëtar të rimëkëmbjes ekonomike dhe sociale me qëllim që 4 mujori i fundit të këtij viti të kthejë normalitetin e të ardhurave për familjet, ekonominë dhe shtetit Dhe viti i ardhshëm të shënojë një kapërcim të ri përpara falë paketës së re tërësore të këtij plani të ri kombëtar," tha Rama.

Ora 20:51
Transporti publik? Rama: Në fund muaji paraqesim strategjinë, do hapen pjesë-pjesë (VIDEO)

Kryeministri Rama tha se në fund të muajit do të paraqesin strategjinë e re të transportit publik ku do të bëhet dhe hapja e tij pjesë-pjesë duke garantuar shëndetit dhe rritur cilësinë e këtij shërbimi me garantimin direkt të shtetit.

"Deri në fund të muajit ne do të kemi strategjinë e re për transportin publik dhe do i hapim pjesë-pjesë duke vënë në jetë një reformë tërësore të këtij sektori me një pjesëmarrje direkt të shtetit në garantimin e shëndetit sot, por dhe rritjen e cilësisë dhe standardeve për nëse në shërbimin urban dhe ndërqytetas", tha Rama

Ora 20:45
Rama: Fundjava pa makina dhe për 2 javë, më pas do rikthehet në tetor (VIDEO)

Kryeministri Rama tha se fundjava pa makina do të vijojë edhe për dy javë të tjera dhe më pas do të rikthehet sërish pas sezonit të verës si një mënyrë e re jetese.

"Fundjava pa makina do të mbetet në fuqi edhe dy të shtuna e të diela për tu rikthyer pas sezon it të verës ku çdo të diel minimalisht nga tetori deri në marsin e ardhshëm, si një moment të përjavshëm si një moment duke iu kushtuar mjedisit, të moshuarve dhe fëmijëve e familjeve tona", tha Rama.