Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit ka akuzuar Bashkinë e Tiranës se ka abuzuar me lejet e ndërtimit. Në një deklaratë nga kjo ministri theksohet se bashkia nuk ka zbatuar ligjin për lejet në mbi 100 ndërtime.
“Gjithashtu nuk janë regjistruar në regjistra lejet e dhëna, e ndërsa një tjetër shkelje është dhe mbi katet që janë jashtë çdo leje”, tha Adelina Greca.
Ditët e fundit është zbuluar projekti i Bashkisë së Tiranës për të ndërtuar tek diga e Liqenit të Tiranës kompleks pallatesh shumë katëshe.
Kjo ka sjellë reagimin e ambientalistëve si dhe të PS-së e cila ka kërkuar që kryetari i Bashkisë së Tiranës të mbajë premtimet ose të japë dorëhqjen.
/Shqiptarja.com