DURRES- Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka lënë në burg drejtorin e burgut të Rrogozhinës Ferdinand Doksani dhe dy mjekët e këtij institucioni Aldo Konda dhe Fatri Hate. Seanca është zhvilluar pa praninë e kamerave dhe është drejtuar nga gjyqtarja Shpëtime Pitaku.
Prokurori i çështjes Dritan Gina ka deklaruar se tre zyrtarët e burgut të Rrogozhinës akuzohen për shpërdorim të detyrës dhe falsifikim të dokumenteve shëndetësore.
Drejtori i burgut Ferdinand Doksani është shprehur në këtë seancë se arrestimi i tij është i paligjshëm, duke shtuar se në zyrën e tij kanë zbarkuar 20 policë njëlloj sikur kishin të bënin me arrestimin e ndonjë krimineli të rrezikshëm.
Dy të arrestuarit e tjerë nuk kanë folur në këtë seancë.
Burime nga organi i akuzës kanë bërë të ditur se hetimet për këtë çështje nisën pas dhënies së një leje në muajin korrik të këtij viti, ku shtetasi Shpëtim Mema pasi mori leje në mënyrë të paligjshme si person i dënuar për vrasje, gjatë dy ditëve të lejes shkaktoi një tjetër incident me armë zjarri në një disko në zonën e Plazhit.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO