Për bizneset në sektorin minerar rreth 150 leje minerare janë propozuar për revokim dhe 85 të tjera janë gjobitur me gjoba si masa administrative.

Sipas burimeve zyrtare të ministrisë së Energjisë dhe Industrisë (MEI), sektori i minierave po i nënshtrohet një kontrolli të plotë, me synim, disiplinimin dhe zbatimin e kontratave me lejet minerare sipas kuadrit ligjor.

Sipas burimeve, nga ministria dhe AKBN (Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore), po punohet për krijimin e portalit të bizneseve të liçensuara, që do të përmbajë çdo

informacion të përditësuar për to, ndërsa një hartë dixhitale do të përmbajë gjithë liçencat e dhëna në çdo zonë si dhe zonat e lira.

Sipas burimeve nga AKBN (Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore në 6-mujorin e parë Janar-Qershor u kryen kontrolle sipas Ligjit minerar për çdo subjekt dhe janë lënë për zbatim aktet e konstatimit./ATSH