Lejet minerare, sot afati i fundit për
kompanitë për garancitë e papaguara
PDF-699 kompanitë që s'kanë pagua

Lejet minerare, sot afati i fundit për<br />kompanitë për garancitë e papaguara<br />PDF-699 kompanitë që s'kanë pagua
TIRANË - Sot është afati i fundit i pagesës së detyrimeve të garancive nga ana e 699 subjekteve që operojnë në sektorin minerar.

Dje Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore i bëri thirrje të gjitha kompanive që nuk kanë paguar ende garancitë për vitet 2011-2013, t'i përfundojnë këto procedura pasi afati po skadon.  

Gjatë verifikimeve që AKBN-ja ka kryer gjatë javëve të fundit pranë të gjitha subjekteve të liçensuara, që ushtrojnë veprimtari minerare, rezulton se një numër subjektesh nuk kanë shlyer detyrimet financiare të rehabilitimit të mjedisit për vitet 2011 dhe 2012.

Mbi këtë bazë Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, disa ditë më parë në 26 nëntor 2013, ka kërkuar nga këto subjekte të bëjnë pagesat përkatëse brenda një afati 10 ditor, në rast të kundërt, në zbatim të ligjit, “Për sektorin minerar në Republikës e Shqipërisë”, vendimi për miratimin e lejes minerare për këto subjekte do të vlerësohet automatikisht i revokuar nga ana e Qendrës Kombëtare të Licencimit.

“Duke qënë se afati i njoftuar në urdhërin e Ministrit po skadon, njoftojmë edhe një herë të gjitha subjektet të marrin masa për shlyerjen e këtyre detyrimeve në afat. Njoftohen të gjitha subjektet, që të konsultohen me të dhënat e pasqyruara në faqen e internetit të AKBN, në adresën: www.akbn.gov.al, ku gjendet edhe lista e plotë e debitorëve”, ka bërë të ditur gjatë ditës së sotme AKBN-ja.


JA KOMPANITE QE NUK KANE PAGUAR DETYRIMET

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë

‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë