Lejuan kanabisin, ndërtimet pa leje dhe ngacmonin gratë që denonconin burrat për dhunë/ Pezullohen 7 policë në Krujë

KRUJE-Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave ka pezulluar nga detyra dhe u ka ndaluar daljen jashtë vendit 7 efektivëve të policisë së Krujës për disa akuza, mes të cilave favorizim të kultivimit të kanabisit, ndërtimeve pa leje, fshehje dhe manipulim të ngjarjeve, por edhe ngacmime seksuale të grave që shkonin në komisariat dhe denonconin burrat për dhunë. Në kuadër të operacionit të koduar “Abuzuesit e detyrës 2” janë pezulluar për shpërdorim detyre këtë policë;
- Xhevair Babasi punonjës i Patrullës së Përgjithshme;
- Sabri Danaj ndihmës/specialist për Rendin;
- Muharrem Celami, ndihmës/specialist për Rendin;
- Nuri Sefa ndihmës/specialist për Rendin;
- Kadri Daci ndihmës/specialist për Rendin;
- Dervish Sana ndihmës/specialist për Rendin;
- Fatmir Beqaj punonjës i Patrullës së Përgjithshme.

SHÇBA-ja, që drejtohet nga Muhamet Rrumbullaku njofton se është bërë i mundur dokumentimi me prova ligjore i veprimtarisë së kundraligjshme dhe gjyqtarja e Krujës Enkelejda Hoxha pranoi kërkesën duke i pezulluar dhe ndaluar daljen jashtë vendit. Sipas policisë "Shpërdorimi i detyrës dhe veprimtaria e kundraligjshme e këtyre subjekteve është shtrirë përgjatë vitit 2019 në vende dhe kohë të ndryshme, ku veprimet dhe mosveprimet e tyre konsistojnë në favorizime të kultivimit të bimëve narkotike, ndërtimeve pa leje, fshehje dhe manipulim të ngjarjeve, pengimin e zbulimit të së vërtetës dhe fakteve kriminale, mos-raportime të ngjarjeve kriminale, mos-evidentim të kallëzimeve të personave sipas detyrimeve ligjore, etj. Gjatë hetimeve u sekuestrua një sasi kanabisi dhe u asgjësuan bimë narkotike" thuhet në njoftim.

Sipas dosjes hetimore të parë nga Report Tv këta policë kanë manipuluar ngjarje me plagosje e shkëmbim zjarri si dhe aksidente. Aksidentet me pasoja i kanë raportuar si rrëzime të qytetarëve në trotuar dhe gjithashtu kanë lejuar kultivimin e kanabisit. Por ajo që është akoma më e rëndë është se dy nga efektivët janë të dyshuar edhe për ngacmime seksuale të grave që kanë denoncuar dhunën e bashkëshortëve në komisariatin e Krujës, raporton gazetari i Report Tv, Arsen Rusta. Hetimet vijojnë për dosjen. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta thotë se në harkun kohor të një viti, nga janari i 2019 deri në janarin e këtij viti janë 100 efektivë policie të arrestuar për shkelje të ndryshme.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tom Gjoni: 07/02/2020 17:39

    Vetem ne Shkoder vazhdon te punoje agjent policije djali i axhes te rrembyesve te Jan Prengs dhe SHKBJA nuk ban hetime...

    Përgjigju
  • Afrimi Fateve: 07/02/2020 13:52

    Njoll pik e turpi zeze u bon kto barbonat me te ngacmu seksualisht. Qenie barbona

    Përgjigju
  • Eri: 07/02/2020 13:47

    Policia qe s'duam ,Bravo shtetit qe i arrestoj dhe e pastroj policine nga kto bandite

    Përgjigju
  • Kafsha: 07/02/2020 13:42

    Derrmojini keta bajga fshatarë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Francë/ Makinisti hidhet nga treni me shpejtësi të lartë! Bllokohen mijëra udhëtarë

Francë/ Makinisti hidhet nga treni me shpejtësi të lartë! Bllokohen mijëra udhëtarë