Lejuan ndërtime pa leje, në pranga Kryeinspektori dhe inspektori i IMT-së Himarë, në kërkim 2 inspektorë të tjerë
Drejtoria e Policisë Himarë
Kryeinspektori dhe një inspektor i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Himarë kanë rënë në prangat e policisë ditën e sotme, si dhe janë shpallur në kërkim dy inspektorë të tjerë, të akuzuar për shpërdorim detyre.
Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se dyshohet se këta persona, në bashkëpunim me njëri -tjetrin kanë shpërdoruar detyrën, duke lejuar ndërtimin e paligjshëm të disa objekteve në territorin e Bashkisë Himarë.
Kanë rënë pranga personi me inicialet R. H., 35 vjeç, banues në Himarë, me detyrë kryeinspektor pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Himarë dhe 30-vjeçari me inicialet E. Z., 30 vjeç, banues në Himarë, me detyrë inspektor pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Himarë.
Ndërkohë janë shpallur në kërkim M. N., 36 vjeç banues në Sarandë dhe Dh. B., 53 vjeç, banues në Himarë, të dy me detyrë inspektor pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Himarë.
Nëpërmjet një njoftimi, Prokuroria Vlorë bën me dije se këta persona, në një periudhë kohore prej 2 vitesh, në mënyrë të përsëritur kanë lejuar që në zonën e bregdetit nga Dhërmiu deri në Borsh, të Bashkisë Himarë, të ndërtohen objekte pa lejen e Bashkisë Himarë, kryesisht shtesa në kate dhe ndërtime të reja.
Disa prej këtyre objekteve janë evidentuar nga policia, por sërish nga ana e IMT Himarë nuk është marrë asnjë masë për konstatimin dhe pezullimin e punimeve
Gjithashtu, këta punonjës edhe pse janë vënë në dijeni të konstatimit nga ana e policisë së këtyre objekteve të ndërtuara pa leje i kanë lejuar pronarët e tyre të vazhdojnë dhe përfundojnë ndërtimet duke mos marrë asnjë masë për të ndërprerë ndërtimin informal të tyre.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2085
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Primaret/ Dorëhiqet kryetarja e degës së Himarës: Sipas udhëzimit të partisë, mora vendimin të konkurroj! Kjo, e vetmja rrugë
24 Janar, 15:14
-
Çarja e ujëmbledhësit të HEC në Bunec, kryebashkiaku i Himarës Vangjel Tavo: U shkaktua nga mbingarkesa e ujit! Sot po punohet për vlerësimin e dëmeve
21 Janar, 14:32
-
EKSKLUZIVE/ Pamjet me dron, dëmet nga përmbytjet e HEC Sasaj në Bunec! Banorët: Për 1 minutë mund të na kishte zënë brenda, na u bë gjëma (VIDEO)
18 Janar, 11:26
-
Himarë/ U përmbyt rruga e bizneset, KLSH nis auditimin për hidrocentralin e ish-deputetit të PD, Vasil Gjika! Në hetim administratori
17 Janar, 16:59
-
Himarë/ Shembja e ujëmbledhësit të HEC Sasaj në Bunec, nën akuzë administratori i kompanisë! Edhe KLSH nis auditimin për përgjegjësit (EMRI)
17 Janar, 13:18
-
VIDEO/ Momenti i shembjes së murit të ujëmbledhësit të HEC Sasaj në Bunec
17 Janar, 11:08
-
Çahet muri i ujëmbledhësit të HEC Sasaj në Bunec, derdhen 15 mijë metra kub ujë! Dëmton 10 biznese e 2 familje! Prefekti i Vlorës për Report Tv: Situata nën kontroll
16 Janar, 13:55
-
Durrës/ Po i jepte makinës i dehur dhe tentoi të korruptonte efektvin e rrugores, arestohet 59-vjeçari në zonën e Plepave (EMRI)
15 Janar, 11:46
-
Bulqizë/ Aksidentoi për vdekje motoristin në Xibër, arrestohet pas një muaji drejtuesi 63-vjeçar!
14 Janar, 16:08
-
Sarandë/ U përfshinë në përleshjen e armatosur të fshatit Gjashtë, IMT shemb lokalin ‘Unico Lounge’ në Ksamil, administrohej nga vëllezërit Sulejmani (VIDEO)
14 Janar, 15:25
-
Video e dhunës barbare ndaj 48 vjeçarit në një berberhane në Tiranë! Biznesmeni Tur Koçeku e 5 nga fisi akuzohen se morën hak për sherrin e bujshëm në Palasë
8 Janar, 10:05
-
Greqi/ Vranë 34-vjeçarin pas sherrit në lokal natën e Vitit të Ri, Gjykata lë në burg shqiptarin dhe grekun, 2 të tjerë në kërkim! Dëshmia: Nuk e bëmë ne!
6 Janar, 16:02
Keta bandites kan perfituar goxha lek duke lejuar ndertimet pa leje, sepse lejonin vetem kur I jepje lek. Policia e Himares bashkpunonte me keta edhe gjithe Himara e di kete Radhen e kan ata te policis tani sepse ndryshe nuk rregullohen gjera
Përgjigju