Leka Bungo replikon me akuzuesit: Të kesh qenë spiun i Sigurimit duhet të jesh të paktën pesëdhjetë vjeç! Ndërsa për të qenë maskara, mjafton të kesh lindur

Leka Bungo replikon me akuzuesit: Të kesh qenë spiun i Sigurimit duhet të jesh të paktën pesëdhjetë vjeç! Ndërsa për të qenë maskara, mjafton të kesh lindur

LETER NJË MIU     

Sikur të ishte vetëm një, këtyre radhëve do t’ia kisha vënë titullin “MIU i gjirizeve”, mirëpo për fat të keq ata s'janë të paktë dhe e kam të pa mundur t’u dërgoj të gjithëve nga një letër. Kësisoj jam i shtrënguar t’i shkruaj përfaqësuesit të tyre. Ndoshta atyre që lexojnë ketë letër nuk do t’u duket normale që Njeriu i shkruan një MIU?! Një arsyetim i tillë do të ishte i saktë për ata që pandehin se në botë ka vetëm një lloj MIU, ai që trembet nga njerëzit dhe nxiton anës murit gjersa të gjejë vrimë për t’u fshehur.

Sikundër njerëzit edhe MINJTË bëjnë seks, mbeten shtatzënë, pjellin, hanë, pinë, flenë, punojnë në profesione të ndryshme që të jetojnë me djersën e ballit. Këtu hynë MINJTE e bodrumeve dhe ata të arave. Në të kundërt, MINJTË E GJIRIZEVE, të cilët përbejnë “Elitën” e minjve, edhe pse të profesioneve të ndryshme, nuk kanë punuar asnjë ditë në jetën e tyre nga që kane jetuar me djersen e të tjerëve. Ndryshe nga ata që rropaten poshtë e lart për të mbijetuar, MINJTE E GJIRIZIVE, e kane të siguruar ushqimin, madje GRATIS. 

Çfarë do që të ndodhe, zjarr, përmbytje, termet apo lufte, GJIRIZET nuk ngelen asnjëherë pa MUT. Ndërmjet tyre nuk është vështirë që përveç ndonjë politikani, shtetari të hasesh edhe ndonjë gazetar apo analist si ky të cilit i kam drejtuar këtë letër. 

 * *  *

Në datën 1 prill 2023 , portali CNA , në pronësi të Elvis Fundos, boton një shkrim me titullin: SPIUNET E SIGURIMIT / NGA LEKA BUNGO të FRROK ÇUPI DHE SHPËTIM NAZARKO. Të behet zemra mal dhe mburresh me “gazetarë” të tille që sakrifikojnë edhe “NDERIN E TYRE” për të demaskuar ish- spiunet e Sigurimit të Shtetit. Me duhet të nënvizoj se në këtë shkrim e kam fjalën vetëm për Leka Bungon, atë që kryeson listën e spiuneve në artikullin e CNA- se.

Autori i shkrimit, i cili mesa duket ia ka marre dorën SHPIFJEVE, ka menduar se edhe këtë here mund ta kapërcej gardhin pa ngecur në ndonjë HU. Bash për ketë, përgjatë artikullit, ai  përdridhet kur shkruan se NUK AKUZON NJERI SI SPIUN, ai thjeshtë i është drejtuar Autoritetit të Dosjeve për të mësuar të vërteten nëse janë apo nuk janë spiune ata që në TITULLIN E ARTIKULLIT I QUAN SPIUNE PA I IU DRIDHUR QERPIKU .

Dhe këtë nuk e bën siç bëjnë zakonisht shpifësit ordinere, por e bën për të “mbrojtur dinjitetin e popullit shqiptar“. Autori i artikullit është aq delirant sa të njëjtën akuze që me bën mua (gjithsesi nuk ia mohoj respektin që ka sepse më ka vënë në krye të listës), ua bën edhe ministrave Çuçi dhe Peleshi!!!

Dikush do ti këtë thënë të ziut se kur përleshesh me luanët, me se paku dukesh tigër. Së fundmi, që autori i shkrimit, ose ky  MI GJIRIZESH të mos lodhet duke pritur përgjigje nga Autoriteti i Dosjeve le t’i hedhe një sy dokumenteve të mëposhtme. (Qe kur ti lexoje të thotë me vehte: O zot ishallah janë fallco ) Ndoshta botimi i tyre i “ bën pune “ edhe ndonjë kolegu që vjell vrer neper portale sa here përmendet emri i im.

P.S.

Artikull shpifësi nder të tjera akuzon edhe ata që me kane përzgjedhur në krye të Këshillit Drejtues të R.T.SH-se, si një të moshuar që mbaj bebelina.. Me duhet ti kujtoj se vetëm në këto tre  vjet, pra ne” kohen e bebelinave”, kam shkruar dhe realizuar dy filma serial televiziv, kam botuar një roman dhe kam shkruar e vene në skene katër pjese teatrale. Një muaj me pare vura një drame në  Teatrin e Vlorës, ndërsa tani që humbas kohen duke i shkruar NJE MIU, jam duke vene në skenën e Teatrit të Korçës një komedi të cilën e kam shkruar vete.

Leka Bungo

(Për herë të parë në jetën time ) detyrohem të shkruaj këto më poshtë. 

Çmim Republike në 1965 .

I përndjekur politik.

“Qytetar Nderi” i Qarkut Fier.

“Mjeshtër i Madh”.

“Nderi i Kombit”.

Karakteristika e organizatës bazë të partisë kur më kanë larguar nga Teatri për te shkuar për riedukim ne gjirin e klasës punëtore 

“….Leka Bungo është futur në rrugën e modernizmit dhe të animit nga arti borgjez për tre arsye: Së pari sepse kjo ka qenë prej kohesh tendencë për të, së dyti është i pa brumosur me materialet e  Partisë dhe së treti është inkurajuar nga perkedhelitë e Sekretarit të Partisë Ismet Ciba që gjithashtu ishte infektuar nga modernizmi, liberalizmi e izma të tjera borgjeze ….  Për t’i dhënë mundësi reale për edukimin, kalitjen dhe korrigjimin, organizate e Partisë dhe kolektivi kanë vendosur që shoku Leka Bungo të dërgohet në prodhim, për një kohë të pa caktuar. Mendojmë të kalojë në prodhim punëtor në N.SH.N.I . BALLSH .” 

 

Dokumenti 2. Kapaku i dosjes numër 598  
 
 

​​​​​​

Dokumenti 3 Teksti brenda Dosjes, mbi të cilin duhet Fragmenti i më poshtëm i cili nuk dallohet qartë në foto

…Leka në datën 10.54.1073 është marrë në përpunim për agjitacion e propagandë në fushën e artit dhe të kulturës nga Dega e Punëve të Brendshme Fier dhe po këtë vit është ngritur në përpunim aktiv 2A po për këtë tendence. Meqenëse gjate përpunimit nuk u vërtetua veprimtari armiqësore në vitin 1975 është ulur në kontroll operativ 2B …”

 

Dokumenti 4. Faqe e brendshme e Dosjes qe ka vetëm Emrin dhe nuk ka tekst 

 

Dokumenti 5 . Dokumenti që tregon përndjekjen nga sigurimi 

 


Dokumenti 6. Foto e VENDIMIT . Në faqen e parë edhe në të dytën shënohet Vendimi që nuk ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit 


Dokumenti 7. Statusi i të përndjekurit politik

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjergj: 06/04/2023 11:08

    Atè ditè, qè pardesytè bezhè u shfaqèn tek qyteti studenti, dhe me urdhèr tè atij aparati shtrèngues, morèn frerèt e lèvizjes pèr ndryshim, U VULOS po ashtu qè fèmija qè do lindè, do tè jetè e vdekur. E njèjta mendèsi staliniste e tè funksionuarit, vazhdon edhe sot, me pasoja egzistenciale pèr Shqipèrinè. Shqiptarèt ikin. Èshtè ndotje ambienti, tè dègjosh qoftè edhe pèr disa minuta, zèrin komunisto-bujk tè Sali Berishès. Janè kèta personazhe, nè bashkèpunim me Meta/Metaj, qè janè aty ose pèr tè vjedhur ose pèr tè shantazhuar. Janè kèta, qè KANÈ QENÈ VETÈ SPIUNÈ dhe kètè, duan tua faturojnè tè tjerève. Si shkulet kjo e keqe? Shfaroset, kur njè qeveri me njè kryeministèr kurajoz dhe me format, e bèn politikè prioritare shpètimin e shtetit nga krimi, ama pa kompromis. Nèse dikush fillon e bèn dallavere e pazare me ta, atèherè gjirizi do mbulojè gjithçka nè kètè vènd.

    Përgjigju
  • Beni: 06/04/2023 09:01

    O Leka, PPSH eliten ka perndjekur dhe burgosur ose ka tentuar ti njollose si b/p, ndersa rrazhgavellat,injoranret dhe qylgjinjte kane qene bura te mire. Fatkeqesisht shume intelektuale e te ditur i ka njollosur PPSH sikur ta dinte qe nese vjen demokracia, perseri kjo elite te mos kete ndikim be fatet e popullit, por hajnat,maskarenjt dhe anetaret e ish PPSH qe kane fatet e ketij vendi ne dore.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja