Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një dollar këmbehet sot me 118.72 leke ose 0.29 lekë me pak se një ditë me parë. Ndërsa euro pothuajse nuk ka ndryshuar pozitat e forta në këmbim me lekun, duke u shitur me 140.16 lekë, nga 140.13 lekë që shitej të enjten.
Ndërsa në tregjet ndërkombëtare dollari është në nivelin e tij më të lartë që nga 2005 dhe euro ka shënuar një rënie me 0.5 për qind duke u këmbyer me 1.2098 dollarë. /ATSH/
