Leku humb pikë ndaj dollarit, e papërfillshme luhatja me euron


TIRANE, 15 Janar /ATSH/- Në tregun e këmbimit valutor vendas, dollari amerikan shënoi sot një ditë tjetër pozitive kundrejt monedhës vendase lek, ndërsa forcoi pozitat edhe në tregun ndërkombëtar kundrejt euros. Sipas kursit zyrtar të Bankës Qendrore, një dollar këmbehet me 119.31 lekë kundrejt 118.73 lekë që ishte një ditë më parë.
Ndërsa një euro këmbehet me 140.24 lekë, pothuajse në të njëjtën vlerë që kishte këtë fillim jave. Nga ana e tyre, ekspertet ndërkombëtarë të këmbimit, pohojnë se dobësia e monedhës euro kundrejt dollarit nuk duket në fakt si një dobësi e Eurozones. "Euro nuk do të qëndrojë kaq e dobët kundrejt dollarit, por do ta rimarrë veten së afërmi", vlerësojnë ata.
Ekspertët e tregut vendas shpjegojnë se rritja e dollarit kundrejt lekut shqiptar ka ardhur e ndikuar nga forcimi i kësaj monedhe në tregjet ndërkombëtare.
Forcimi i monedhës së gjelbër ka nisur që pas shenjave se ekonomia e SHBA-se ka pasur një rimëkëmbje mjaft të ndjeshme gjatë 2014, si dhe ka arritur nivelin më të ulët të papunësisë ndër vite.
Ndërkohë edhe monedha europiane euro qëndron në kuota të larta kundrejt lekut, por me tendencë zbritëse ditët e fundit. Zhvlerësimi i monedhës vendase ka impakt negativ për ekonominë shqiptare, por edhe për vetë qytetarët, të cilët do t'i blejnë produktet më të shtrenjta, pasi Shqipëria është kryesisht një vend importues dhe mallrat blihen me euro.
Ndërsa vlerësimi i dollarit pritet të japë impakte negative, sidomos në çmimin e naftës, qe cila blihet me këtë monedhë . e,xh//a.ke/
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen