Leku... një shekull i shkruar gabim!

Leku... një shekull i shkruar gabim!

Disa burime thonë se emërtimi i tij vjen për nder të Aleksandrit të Madh, mbretit shqiptaro-maqedonas, që ndryshe quhet edhe Leka i Madh ndër shqiptarët, kurse një burim tjetër thotë se emërtimi i tij vjen nga feudali shqiptar i shekullit XV, Lekë Dukagjini.

Dhe leku, paraja jonë, për pak vite mbush 100 vjet, një shekull.... Po, po, një shekull i shkruar gabim dhe askush nuk ka marrë mundimin të korrigjojë e t’i shkruajë saktë numrat te paratë tona.

Një shekull që e qarkullojmë nëpër duar, që e kemi pjesë të pandarë dhe të rëndësishme të jetës sonë dhe askush nuk ka bërë përpjekje që, të paktën te prerjet e reja, të rregullohen këto gabime dhe ne të kemi një para dinjitoze.

Këtu nuk po flasim vetëm për mosshkrimin e “ë”-së dhe “ç”-së, sepse këtë mund ta justifikojmë me çështje dhe aftësi teknike, që në ditët e sotme edhe ky korrigjim është shumë i lehtë, por flasim për shkrimin gabim të numërorëve shprehje, si: “Pesë mijë lekë”, “Një mijë lekë”, “Dy mijë lekë”, që shkruhen ndaras, por që në paratë tona e gjejmë: “Pesëmijë lekë”, “Dymijë lekë”, “Njëmijë lekë” etj.

Ja rregulla se si shkruhen numërorët:

Numërori është pjesë e ligjëratës që tregon numra abstraktë ose sasi të caktuara sendesh a njerëzish. Ata janë: 

1) fjalë të parme (numrat nga 1 deri në 10): një, dy, tre, katër, pesë...
2) të përngjitura (11 deri në 19), njëmbëdhjetë, tetëmbëdhjetë, nëntëmbëdhjetë... 
3) të përbëra (tridhjetë, pesëdhjetë... nëntëdhjetë, njëqind, dyqind etj.) 
4) shprehje (njëzet e një...- 29; tridhjetë e një - 39... njëqind e një, një mijë, një mijë e një, pesë mijë, dhjetë mijë, njëqind mijë etj.).

Pra, mbani mend, numërorët shprehje shkruhen ndaras. Vetëm kur dalin si mbiemra shkruhen bashkë. (Isha i njëqindedyti në radhë).

Le të shpresojmë që leku ynë do të festojë 100-vjetorin e lindjes së tij “i pastër” nga ana drejtshkrimore!/ Portali Shkollor

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kosovari: 31/08/2019 14:49

    GJUHA SHQIPA KA RREGULLLAT DREJTESHKRIMOR,POR NUK KA VULLNETIN E RESPEKTIN TE RESPEKTOHEN ATO RREGULLA.gJUHEN E FLET DHE E DNERTON POPULLI, GRAMATIKANET FORMOJNE RREG ULLAT.DISIPLINA DHE RESPEKTI PER GJUHEN JANE ZBATUESIT E RREGULLAVE.

    Përgjigju
  • Art Lekaj: 31/08/2019 03:29

    Edhe lireta italiane a ka pasur te pa ndare, google it

    Përgjigju
  • vjeshta: 30/08/2019 23:56

    Me kë po flet?!

    Përgjigju
    • hahah: 31/08/2019 16:14

      hahahaahah

  • Lili: 30/08/2019 23:38

    Eshte shkruar shume mire.fq.1288 e fjalorit shqip te 1980 e Ka njemije Lele,dymije etj.Pra sic formohet njeqind,peseqind Pasi fjale Wind per qindeshe pa' pjesen e pare s,keni,pra themi,njeqind,njemije,njemilion,njetrilion dhe me numeroret e tjere.pra themi dymije,pesemije,shtatemije si nje fjale e verme e perdere,po' ashtu themi dymilion,pesemilion etj.Ngaterresa qendron tek milion,Mike,Wind qe vecmas s,Kane kuptim

    Përgjigju
    • Suliot: 01/09/2019 11:56

      Ju jeni mesuar qe nje popull e te gjithe dijetar sipas logjikes personale .ketu behet fjale eshte zbatuar ligji po apo jo "pike" -nuk eshte zbatuar sipas ligjit masat ndeshkuse..shteti Ligjor nuk ka lidhje me shtetin "Partiak" ,,zoti e ruajte Albanie se sa per ju ka mbaruar..

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë