TIRANE- Një tërmet më fuqi 3-4 ballë goditi Tiranën rreth orës 12.15. Instituti Sizmologjik që konfirmoi lajmin për TV A1 Report tha se epiqendra e tërmetit me fuqi 4.6 i shkallës Rihter ishte në Kërcovë të Maqedonisë.
Në Tiranë ishin katet e larta të ndërtesave që ndjenë më shumë tërmetin. Sizmologët thanë se në kryeqytet ai kishte forcën 3-4 ballë, kurse më shume lëkundjet sizmike u ndjenë në zonën lindore të vendit, ku fuqia e tërmetit arriti 4-5 ballë. Lëkundje të forta janë ndjerë në qytetet Elbasan, Peqin dhe  Librazhd
Shërbimi sizmlogjik konfirmon se deri tani nuk janë raportuar dëme në njerëz dhe dëmtime materiale nga ky tërmet.(ns/shqiptarja.com)