Lëkundje tërmeti në Librazhd
dridhet dhe Tirana, s'ka dëme

Lëkundje tërmeti në Librazhd<br />dridhet dhe Tirana, s'ka dëme
TIRANE- Lëkundje tërmeti janë regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Librazhdit, ndërsa janë ndjerë edhe në Tiranë.

Sipas Institutit Sizmiologjik të Tiranës lëkundjet e tërmetit, me magnitudë 3.7 e shkallës rihter janë regjistruar rreth orës 06: 15 minuta dhe epiqendra është regjistruar në koordinatat 41- 30 në veri dhe 20- 33 në lindje, dhe thellësi toke 10 km.

Lëkundjet më të forta janë ndjerë në fshatin Zdrajzh të Librazhdit, ku ishte dhe epiqendra e tërmetit, dhe lëkundjet kanë arritur deri në 4-5 ballë. Për momentin nuk raportohen për dëme apo të lënduar në njerëz.
 

Sipas RSOE, një qendër që merret me regjistrimin e tërmeteve, cunamit duke përdorur sistemin satelitor të navigacionit global me qendër në Budapest, thotë se tërmeti në Shqipëri është regjistruar në orën 05. 14 minuta në epiqendër në fshatin Prevall, që është pranë fshatit Zdrajzh të Librazhdit. Tërmeti me magnitudë 3.5 ballë është ndjerë më fort në zonën e Librazhdit, por lëkundjet janë ndjerë dhe në Elbasan, Bulqizë, Peshkopi, Gramsh e Krujë. Nuk ka pasur raportime për të lënduar as dëme.


(ne foto pamje te hartes, se Shqiperise, me te kuqe eshte shënuar vendi ku ka rënë tërmeti, me rreth portokalli, zona ku është ndjerë më shumë, dhe me rreth të verdhë zona ku është ndjerë më pak)

(sg.shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset