'Lëkura është pasqyra e organizmit tonë', dermatologia Vasili: Mos i lani duart me ujë të nxehtë, të çon në plasaritje

Larja e shpeshtë e duarve me ujë dhe sapun është një nga format e higjienës, dhe mënyra më efektive për të parandaluar infektimin nga Covid-19. Por nëse kjo nuk bëhet në mënyrën e duhur mund të sjellë edhe efektet anësore në lëkurë. Për ti shmangur këto efekte dermatologia, Ermira Vasili në një lidhje Skype për Report Tv jep disa këshilla. Ajo shprehet se duart nuk duhet të lahen me ujë shumë të nxehtë, pasi kjo gjë çon në tharjen e duarve dhe më pas çarjen e tyre duke u bërë burim infeksioni. Ajo këshillon ujin e ngrohtë dhe sapunin,  dhe më pas përdorimin e kremrave hidratues.

“Dihet që larja e shpeshtë e duarve është e domosdoshme në këtë situatë, por kjo ka dhe efektet anësore. Për këtë arsye akademitë e shoqatave dermatologjike Amerikane dhe Europiane japin disa rekomandime që janë të aplikueshme dhe shume të thjeshta për të gjithë. Duart duhet të lahen sipas rregullores por jo me ujë të nxehtë sepse e than lëkurën. Duhet të përdorim ujin e ngrohtë, jo të nxehtë. Uji i nxehtë e than lëkurën dhe çon në plasaritje. Mjafton uji i ngrohtë i shoqëruar me xhel apo sapun, të cilat organizata botërore e shëndetësisë i ka rekomanduar. Pra jo më shumë sesa 60% alkol. Pra rekomandimi i parë është përdorimi i ujit të ngrohtë, jo shumë të nxehtë. 

Rekomandimi i dytë është përdorimi i hidratuesve pas larjes së duarve. Është shumë e thjeshtë. Të gjithë farmacitë kanë hidratues sipas specifikave të duarve. Unë si dermatologe rekomandoj kremra të hollë, jo shumë të trashë pasi ato mezi thithen dhe nuk të lejojnë larjen. Kremrat e trashë lejohen të përdoren në darkë. Dorezat nuk duhet të përdoren nga e gjithë popullata. Dorezat mund të përdoren nga ata që punojnë me njerëz, në ambiente të ndotura, ose kur shkohet në supermarkete. Për personat që duhet ti përdorin patjetër dorezat dhe janë alergjik, ka doreza hiperalergjike. Për sa i përket ambienteve të shtëpisë njëherë në ditë është e mjaftueshme dezinfektimi. Personat që dezinfektojnë duhet të përdorin doreza lateks.

Lëkura është pasqyrë e organizmit tonë. Shumë sëmundje të brendshme të lëkurës shfaqen me shenja. Në të gjitha qendrat ambulatore mjekët shkojnë në punë dhe mjeku dermatolog funksionon.  Kam një rekomandim për të gjithë mjekët specialistë që ti trajtojnë pacientët sikur janë me Covid19, pasi kështu mbrojmë veten, familjarët dhe pacientin,”- tha dermatologia, Ermira Vasili.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën