Temperaturat e larta, dermatologia Fida: Mos dilni në drekë! Përdorni krem mbrojtës! Infeksionet mykotike, më të përhapurat në verë

Ekspozimi me orare të zgjatura në diell mund të shkaktojë probleme serioze të lëkurës, por dhe patologji të tjera. Dermatologia, Monika Fida, shprehet se nuk duhet nënvlerësuar rëndësia e aplikimit të kremrave me faktorë të lartë mbrojtës, ndërsa këshillon që të shmangim orët e pikut.

“Nga ora 12:00 me 16:30 nuk duhet të frekuentojmë pishinat dhe plazhet. Të qëndrojmë në ambient të freskëta, të përdorim syze, kapele, dhe rroba të pambukta.  Para ekspozimit duhet të lyhemi me kremra me faktorë mbrojtës, të riaplikojmë kremrat disa herë. Pas çdo larje duhet të riaplikojmë kremin. Apeli është që kremi me faktor mbrojtës të lartë mbi 30%.”, tha dermatologia, Monika Fida.

Në stinën e verës, gjatë frekuentimit të plazheve dhe pishinave shqetësimet më të shpeshta që hasen, janë edhe infeksionet dhe myku në lëkurë. Fida thotë se personat që kanë këto problematika duhet që të konsultohen me specialistë, në mënyrë që të parandalojnë komplikacionet, por edhe të mos bëhen rrezik i përhapjes së këtyre patologjive tek individët e tjerë.

“Duke realizuar shpërlaje pas ekspozimit jo vetëm freskojmë lëkurëm por edhe mundësia për të shmangur kontaktin me infeksionet do ishte më e madhe. Individët që kanë patologji lëkure duhet të konsultohen me mjekët dermatologë, për orët e lejuara të ekspozimit, për produktet e lejuara gjatë ekspozimit në diell dhe trajtimit të patologjisë”, thotë Fida.

Pas përdorimit të hapësirave të përbashkëta, Fida kërkon që të ruhet edhe higjiena si dhe të shpërlahemi me ujë të pastër herë pas here.

“Të lahen me sapunë para dhe pas frekuentimit të pishinave dhe detit. Përdorimi i peshqirit personal është domosdoshmëri. Këto peshqir në shezllong nuk duhet ta kthejmë nga ana tjetër, pasi mund të merret infeksioni. Janë këshilla praktike por që vlejnë shumë”, tregon Fida.

M.Q./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!