Nga peshqirët e trupit tek çarçafët dhe jastëkët, ja sa shpesh duhen larë dhe ndërruar këto produkte

TIRANË- Në një intervistë për emisionin “ Rreze Dielli” në Report Tv dermatologia Eva Jorgaqi foli për një temë e cila shpeshherë na vendos të gjithëve në dilemë, sa shpesh duhen ndërruar çarçafët, jastëkët dhe peshqirët si dhe mite të ndryshme për pastrimin e lëkurës:

“Pacientët që kanë probleme me lëkurën ne i këshillojmë edhe vënien e garzave ditore sipër jastëkut në mënyrë që të përthithet gjithë ajo yndyra e flokëve dhe fytyrës dhe është më shpejtë ndërrimi dhe larja. Lëkura e padukshme bie  mbi krevat çdo ditë dhe konsiderohet një numër 6 qind mijë qelizash, kështu që duhet pastruar minimumi një herë në javë, çarçafët, jastëkët duhen hequr nga krevati, duhen ndërruar, duhen larë, dhe duhet pasur dhe kujdes me detersivët që pastrohen që mos të krijojnë alergji sepse shumë persona janë alergjik”

“Edhe tek peshqirët duhet të kemi kujdes sepse përdoren disa herë gjatë ditës, është mirë që peshqirët të ndërrohen njëherë në dy ditë, pastaj në raste të veçanta kur një person është në shtëpi gjatë ditës pastrohet, duhet pastruar më shpesh” u shpreh ajo.

A mund të përdori e gjithë familja një peshqirë për pastrimin e fytyrës?

“Duhet të jenë të personalizuara por ndodh ndonjë rast që peshqirin e duarve e përdorin edhe familjarët e tjerë por për fytyrën dhe për trupin duhet të jetë një peshqirë I vetëm, personal” tha dermatologia Eva Jorgaqi.

Po përsa i përket fytyrës, produkteve dhe mënyrës së larjes së saj?

 “Atëherë fytyra kërkon produktet, larësit për të hequr make upi-in për të realizuar atë që ka nevojë lëkura. Nëqoftëse je një person që duhet të përdorësh make upin atëherë këto 60 sekonda duhet të jenë më të gjata për të vendosur ose për të bërë trajtimin e lëkurës në mëngjes mbase mund të duhet edhe në dark në varësi të lëkurës dhe shenjave atëherë kombinohen të dyja bashkë” përfundoi dermatologia Eva jorgaqi. 

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja