Lelçaj në KLD gruaja anëtare e KQZ
Majko: Është kandidaturë politike

Lelçaj në KLD gruaja anëtare e KQZ<br />Majko: Është kandidaturë politike
TIRANE - Komisioni i Ligjeve miratoi mbledhjen e djeshme vetëm me votat e mazhorancës kandidaturën e propozuar nga e djathta për të qenë anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësië, ermin e Lulzim Lelçaj, aktualisht drejtori juridik i Kuvendit të Shqipërisë. Lelçaj i shtohet kështu listës së gjatë të emrave që propzohen në institcone të njohur si politik të antërave të PD, konkretisht mbështetës i kryeparlamnertares.

Ky argumet u përdor edhe nga ana e deputetëve të opozitës në këtë komision, të cilët refuzuan të merrnin pjesë në votimin e tij, duke e konsideruar kandidaturë politike ashtu si presidentin që është kreu i KLD, por edhe Elvis Cefën nënkryetarin e këtij institucioni. Por duket se familja e Lelçaj është pozicionuar mirë në institucione të rëndësishme siç është KLD dhe KQZ, pasi bashkëshortja e tij është anëtare e KQZ, Vera Shtjefni.

“Duke filluar nga Presidenti i Republikës, nënkryetari i KLD-së për të vazhduar me të tjerët, dhe me kandidaturën e Lulzim Leçajt, mendoj që KLD vetëm thjesht vazhdon rutinë faktin që përfaqëson një politikë të caktuar. Mendoj se mbetet një kandidaturë me kornizë të qartë politike, dhe si e tillë nuk do të ketë votën e pjesës sonë të opozitës në Komisionin e Ligjeve", tha Pandeli Majko, deputet i PS-së.

Kryetari i komisionit, Ilir Rusmali tha se Lelçaj ka një eksperiencë 15 vjeçare në fushën e së drejtës dhe i plotëson të gjitha kriteret ligjore për të qenë anëtar i KLD-së. "Kërkesa, thotë rregullorja, duhet të mbajë nismën e jo më pak se 28 deputetëve të Kuvendit dhe kërkesa e përmban këtë nismë.

28 kolegë e mbështesin kërkesën dhe janë në favor të kandidimit të zotit Lelçaj në detyrën që i takon Kuvendit. Së dyti, kriteri ligjor për kandidaturën dhe siç tregoi jo vetëm dokumentacioni po dhe shpjegimi i kandidatit, kandidatura e plotëson më së miri kriterin e eksperiencës profesionale", vijoi Ilir Rusmajli, kryetar i Komisionit të Ligjeve.
“Besnikët” e PD.

Ndërkohë që pas miratimit në komisionin përgjegjës, kandidatura e Lelçajt që do të propozohet për anëtarë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë pritet që hidhet në votim seancën e sotme. Lulzim Lelçaj do të zëvendësojë në KLD, Lefterije Lleshin, pas emërimit të saj në postin e kryetares së KQZ-së.

Në këtë mënyrë pritet që mazhoranca të plotësojë të gjitha vendet vakante të institucioneve që kanë mandate të caktuara me njerëzit më besnik të saj. Në përbërjen e tij, KLD përbëhet nga Presidenti i Republikës, Kryetari i Gjykatës së Lartë, Ministri i Drejtësisë, 3 anëtarë të zgjedhur nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë dhe 9 gjyqtarë, të të gjitha niveleve, të zgjedhur nga Konferenca Gjyqësore Kombëtare.

DEBATET NË KOMISION

Lelçaj: Kam pas fatin të jem pjesë e delegacioneve jo vetëm të Kuvendit të Shqipërisë, por të gjitha institucioneve shqiptare në raportimet që ne kemi bërë në Komisionin Europian, ku çështjet e funksionimit të drejtësisë janë pjesë e raportimeve tona.

Majko: Duke filluar nga Presidenti i Republikës, nënkryetarin e KLD për të vazhduar me të tjerët dhe sot me kandidaturën e Lulzim Lelçajt mendoj se KLD thjesht vazhdon me gjykimin se ai përfaqëson një politikë të caktuar partiake. Është e kotë që ta ritheksoj faktin që ne sot duhet të vazhdonim me kandidatura që vinin me një eksperiencë thellësisht gjyqësore jo vetëm të ishin gjyqtarë. Nuk e konsideroj eksperiencë thjesht faktin që shikohet apo jepet opinion juridik për shkresa që vijnë nga sistemi gjyqësor.

Rusmali: Mundësitë tona si Kuvend janë ne të zgjedhim në organet e drejtësisë njerëzit më të përshtatshëm, më të mirë, më të besueshëm dhe më përfaqësues tonin në Kuvend pranë institucioneve që të përçojnë atje jo vetëm filozofinë që përfaqëson Kuvendi, por objektivat politik të Kuvendit në raport me drejtësinë. Kërkesa, thotë rregullorja, duhet të mbajë nismën e jo më pak se 28 deputetëve të Kuvendit dhe kërkesa e përmban këtë nismë. 28 kolegë e mbështesin kërkesën dhe janë në favor të kandidimit të zotit Lelçaj në detyrën që i takon Kuvendit. Së dyti, kriteri ligjor për kandidaturën dhe siç tregoi jo vetëm dokumentacioni po dhe shpjegimi i kandidatit, kandidatura e plotëson më së miri kriterin e eksperiencës profesionale

Majko: Ne nuk do ta votojmë për në KLD.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 25.04.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Pas shërimit nga Covid, Biden kthehet sot në Shtëpinë e Bardhë

Pas shërimit nga Covid, Biden kthehet sot në Shtëpinë e Bardhë