VLORË- Kreu i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli ka deklaruar se është në plan që gjatë fundjavës në Vlorë nuk do të ketë kantierë ndërtimi ku punohet, për t'u dhuruar turistëve pushime sa më të qeta, teksa ka siguruar se nuk do të ketë rritje çmimesh gjatë sezonit turistik.
Në një intervistë për Report Tv me gazetarin Armand Xhelilin, Leli tha se janë ngritur njësi kontrolli për të gjitha bizneset që të parandalojnë një rritje të çmimeve, që mund të pritet për shkak se pjesa më e madhe e biznesve kanë qenë të mbyllura për shkak të COVID-19. Duke u ndalur këtu, Leli tha se Vlora ka mjaftueshëm vijë bregdetare për të mundësuar distancimin social të pushuesve.
"Vlora ka hapësirë të mjaftueshme për ruajtur distancimin social. Kemi filluar aksion nga të gjitha polazhet nga intertet që u prishën objektet pa leje, që COVID i solli një pjesë pauze të punimeve që do ndryshojnë përfundimisht të gjithë infrastrukturën e Vlorë. Kemi diskutuar që gjatë fundjavave të mos ketë punime në kantier, që të mos ketë zhurma për pushuesit që vijnë gjatë fundjavave. Të respektohen çmimet e traditës. Kam ngritur prej 2 javësh njësi kontrolli për të gjitha bizneset, që dalin çdo mëngjes për të kontrolluar bizneset. Jemi në kushtet kur mund të presim njerëz", tha Leli.
Siç është bërë e ditur edhe më herët, në ndryshim nga e shkuara, këtë vit do të ketë më shumë plazhe publike, krahasuar me ato private. Për këtë Leli, tha se një donator privat do të mundësojë çadra për t'u shfrytëzuar nga banorët falas.
"Një donator privat që do na mundësoj çadrat për t'i shfrytëzuar me kosto zero nga banorët. Menaxhimi i plazhit, prioritet do u japim hotele. Ndërkohë në njësitë e tjera, kur nuk ka hotele, do t'u jepet njësive të shërbimit e drejta për ta menaxhuar këtë plazh. Pavarësisht se ka njësi shërbimi do të ketë edhe plazhe publike, duke respektuar 20% shërbimi. Prioritet ka qenë hoteleria", tha Leli.
Në fund, ai tha se e sheh me syrin optimist këtë sezon turistik në Vlorë. "Numri i turistëve varion nga njësitë hoteliere, statistikat e muajit maj kanë qenë shumë shpresdhënëese, një biznes më tha që ishte 40% më shumë krahasuar me vitin e shkuar", tha Leli.
Fatkeqesi qe je ne krye te vlores,mburresh me ivestimet qe bene rama ,se vet asgje nuk ke bere,shiko rrugen e re te vetmen qe bere.., te ha gjarpri.
PërgjigjuEdhe pse ardhja e turisteve te huaj sivjet do jete e paket Vlora me investimet e bera nga Edi Rama dhe Bashkia do te jete Mbreteresha e Turizmit
PërgjigjuVazhdo z.leli investimet ne turizem ne vlore,,,vlora vetem tek turizmi e ka te ardhmen,,shyqyr qe ra vlora ne nje njeri te mire,,por duhen bere investime me mend ,,te mos zihen asnje cm rere,,sepse rera te jep te ardhura,,po ashtu pallatet duhen ndertuar larg reres 500 m,,resortet duhet te zevendesojne pallatet,,mjaft pallate ka vlora,,resortet punesojne vloren dhe mbushin arken e shtetit me para....
PërgjigjuIk ore lëtyrë nuk je për asgjë ti,,
Përgjigju