Leli pret Soreca-n në bashkinë e Vlorës, ambasadori i BE: Vlora një qytet ndërkombëtar

Kryetari i bashkisë Vlorë Dritan Leli ka pritur në një takim ambasadorin e BE-së në Shqipëri Luiggi Soreca. Në këtë mënyrë italiani shpreh mbeshtetjen që BE ka për Shqipërinë, ndërsa gjatë takimit ambasadori konkretisht u shpreh:

"Ndaj me ju ato gjëra që thatë për potencialin e vazhdueshëm që ka ky qytet. Besoj se ju e mbani mend që kur kam qenë në Vlorë kemi thënë se ky do jetë vendi që do të organziojmë aktivitetet e ditës Europiane për 9 maj. Megjithatë kjo nuk ishte e mundur për shkak të COVID-19. Por ne s'do e lëmë me kaq dhe ndaj jemi sot këtu.

Doja që këtë gjë ta bënim në Vlorë për arsye të atij premtimi që kemi dhënë. Kjo fushatë që ne e kemi quajtur BE është këtu për ju.  Ashtu siç e thatë dhe ju ne do vazhdojmë të investojmë në Vlorë.

Ne fakt bypass i Vlorës është simbol i së ardhmes. Ne sytë i kemi nga e ardhmja. Jemi këtu që të lancojmë këtë fushatë të rëndësishme që Europa është këtu me ju. Në fusha si transporti, bujqësia dhe të tjerë.

Kjo fushatë do zgjasi për tre muaj deri në 15 dhjetor 2020, një datë e rëndësishme për Shqipërinë. Kjo për arsye se 15 dhjetori 2010 korespondon me momentin kur qytetarët shqiptarë udhëtuan në BE pa viza. Dhe besoj se ky është rezultati i prekshëm çfarë mund të bëjë BE për Shqiperinë.

Dhe unë personalisht kam qenë në Bruksel kur ka arritur avioni i parë shqiptar pa viza. Pra BE është këtu me ju për t'iu përgatitur të gjithëve që ju të bëheni anëtarët e ardhshëm të BE-së. Dhe është kënaqësi që jam ne Vlorë për lancinim e kësaj fushate, pasi Vlora është një qytet vërtet ndërkombëtar."

Ndërkohë kryetari i bashkisë Dritan Leli është shprehur: "Jemi në pandemi e duhet të reflektojmë sjelljen tonë....i nderuar që Soreca mbështeti i pakursyer projektin me rëndësi në bashki. 12 milionë euro fonde të BE-së për Vlorën. Rruga drejt Europës nuk është më ëndërr. Jam i bindur që me shumë punë dh besim do të bëjmë progres të madh si një nga destinacionet më të mira turistike."


Lajmi kryesor:

Ambasadori Soreca: Të votohet marrëveshja e 5 Qershorit është prioritet dhe kushti. Ndryshimet Kushtetuese? S'jane pjesa e rekomandimeve të OSBE-ODHIR-it


Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Renato Bega: 15/07/2020 12:08

    Vlora eshte bere Perla e Mesdheut nga Edi Rama dhe Tan Leli

    Përgjigju
  • Vlonjati: 15/07/2020 10:27

    Pavaresisht se akti normativ mund te mos kete hyre ne fuqi akoma, dje ministrja e shendetesise lajmeroi qe maskat jane te detyrueshme ne ambjente te mbyllura. Pse nuk e zbatojne keta? Si perfaqesues te pushtetit ata japin mesazhin me te keq te mundshem duke mos zbatuar detyrimet qe vendos vete shteti. Cfare duhet te mendoje populli i thjeshte?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen