Ambasadori Soreca: Të votohet marrëveshja e 5 Qershorit është prioritet dhe kushti. Ndryshimet Kushtetuese? S'jane pjesa e rekomandimeve të OSBE-ODHIR-it

VLORE - Ndryshimet kushtetuese për listat e hapura dhe koalicionet parazgjedhore, janë jashtë kërkesave të OSBE-ODIHR për reformën zgjedhore, por Bashkimi Evropian kërkon që fryma e diaologut për marrëveshjen e 5 qershorit të vijojë. Nga Vlora, Ambasadori Luigi Soreca tha se BE e njeh rolin e parlamentit edhe përsa i përket miratimit të këtyre elementëve shtesë të reformës zgjedhore.  

Prioriteti që Bashkimi Evropian sheh në politikën shqiptare, është miratimi sa më parë i marrëveshjes së 5 qershorit, si një kusht i panegociueshëm në rrugën drejt anëtarësimit në familjen evropiane.

"Siç e dini Bashkimi Europian e ka mirëpritur marrëveshjen politike të arritur më 5 qershor.  Ka qenë një marrëveshje e rëndësishme, një proces gjithëpërfshirës. Tashmë është thelbësore që kjo marrëveshje të miratohet shumë shpejt. Kjo është përparësia, prioriteti, sepse marrëveshja parashikon edhe iniciativa si krijimi i komisionit qendror, po ashtu edhe çështje të tjera që janë shumë të rëndësishme. Prandaj ne ftojmë parlamentin që ta miratojë këtë marrëveshje shpejt. Reforma Zgjedhore është një kusht kyç për të filluar negociatat e anëtarësimit. Ka qenë diçka e bërë e qartë edhe në përfundim të këshillit në mars të vitit 2020. Pa këtë Shqipëria nuk mund të fillojë konferencën e parë ndërqeveritare. Si kusht duhet përmbushur patjetër”, u shpreh ambasadori i BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca

Bashkimi Evropian kërkon që e njëjta frymë diaologu që solli firmosjen e marrëveshjes së 5 qershorit, të vijojë edhe për ndryshimet në kushtetutë, që edhe pse janë jashtë rekomandimeve të OSBE/ODIHR, Soreca u shpreh se BE e njeh rolin e parlamentit në të gjithë procesin e reformës zgjedhore. Një deklaratë kjo, që vjen një ditë pasi presidenti Ilir Meta e quajti ilegjitim parlamentin për të miratuar listat e hapura dhe propozimet shtesë për Kodin Zgjedhor që rrëzojnë ndër të tjera edhe koalicionet parazgjedhore.

“Ne kemi parë që janë bërë disa propozime shtesë, të ashtëquajturat ndryshimet kushtetuese për sistemin zgjedhor. Këto nuk janë pjesë të rekomandimeve të OSBE-ODHIR-it. Janë jashtë tyre. Ne kemi parë që sipas orientimeve të këshillit të Venecias dhe OSBE-së këto ndryshime për sistemin zgjedhor kërkojnë që të bëhen konsultimet e duhura. Ne padyshim e njohim rolin e parlamentit përsa i përket miratimit të elementëve shtesë të reformës zgjedhore ne lidhje me sistemin zgjedhor. Ne inkurajojmë të gjithë palët e përfshira që të vazhdojnë diskutimet, dialogun, me të njëjtën frymë bashkëpunuese dhe me të njëjtin mekanizëm gjithëpërfshirës që u tregua gjatë miratimit të marrëveshjes së datës 5 qershor për reformën zgjedhore", tha Soreca.

Këto deklarata kryediplomati i BE-së i bëri nga qyteti i Vlorës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:57
Mbylli kufiri i BE-së edhe për dy javë për shqiptarët, në listë shtohen edhe Serbia me Malin e Zi, Soreca: Të merret seriozisht situata mbi COVID-in

Ambasadori Soreca kërkoi që situata e krijuar nga COVID-i të merret seriozisht për të parandaluar përhapjen, pasi BE-ja vendosi ndalimin edhe për dy javë për shqiptarët, ndërsa në listë shtoi edhe Malin e Zi dhe Serbinë. Mbyllja e kufijve për shqiptarët, është një vendim që merret bazuar te elementët teknikë tha ai. 

"Hapje apo jo e kufijve. Ky vendim merret bazuar te elementët teknike dhe referuar situatës nga pandemia. Situata në rajon është tejet shqetësuese. Ky vendim erdhi dje edhe për Serbinë e Malin e Zi, problemi është mjaft serioz. Ta marrim seriozisht situatën. Duhet ta kuptojmë që kjo luftë nuk ka marrë fund. BE ka dhënë 280 milionë euro ndihmë për Shqipërinë për të dalë nga kjo situatë. Nëse do të dalim nga kjo situatë atëherë shqiptarët janë të mirëpritur" tha ai.

VIDEO/Deklarata e plotë
Ora 09:40
Leli pret Soreca-n në bashkinë e Vlorës, ambasadori i BE: Vlora një qytet ndërkombëtar

Kryetari i bashkisë Vlorë Dritan Leli ka pritur në një takim ambasadorin e BE-së në Shqipëri Luiggi Soreca. Në këtë mënyrë italiani shpreh mbeshtetjen që BE ka për Shqipërinë, ndërsa gjatë takimit ambasadori konkretisht u shpreh:

"Ndaj me ju ato gjëra që thatë për potencialin e vazhdueshëm që ka ky qytet. Besoj se ju e mbani mend që kur kam qenë në Vlorë kemi thënë se ky do jetë vendi që do të organziojmë aktivitetet e ditës Europiane për 9 maj. Megjithatë kjo nuk ishte e mundur për shkak të COVID-19. Por ne s'do e lëmë me kaq dhe ndaj jemi sot këtu.

Doja që këtë gjë ta bënim në Vlorë për arsye të atij premtimi që kemi dhënë. Kjo fushatë që ne e kemi quajtur BE është këtu për ju.  Ashtu siç e thatë dhe ju ne do vazhdojmë të investojmë në Vlorë.

Ne fakt bypass i Vlorës është simbol i së ardhmes. Ne sytë i kemi nga e ardhmja. Jemi këtu që të lancojmë këtë fushatë të rëndësishme që Europa është këtu me ju. Në fusha si transporti, bujqësia dhe të tjerë.

Kjo fushatë do zgjasi për tre muaj deri në 15 dhjetor 2020, një datë e rëndësishme për Shqipërinë. Kjo për arsye se 15 dhjetori 2010 korespondon me momentin kur qytetarët shqiptarë udhëtuan në BE pa viza. Dhe besoj se ky është rezultati i prekshëm çfarë mund të bëjë BE për Shqiperinë.

Dhe unë personalisht kam qenë në Bruksel kur ka arritur avioni i parë shqiptar pa viza. Pra BE është këtu me ju për t'iu përgatitur të gjithëve që ju të bëheni anëtarët e ardhshëm të BE-së. Dhe është kënaqësi që jam ne Vlorë për lancinim e kësaj fushate, pasi Vlora është një qytet vërtet ndërkombëtar."

Ndërkohë kryetari i bashkisë Dritan Leli është shprehur: "Jemi në pandemi e duhet të reflektojmë sjelljen tonë....i nderuar që Soreca mbështeti i pakursyer projektin me rëndësi në bashki. 12 milionë euro fonde të BE-së për Vlorën. Rruga drejt Europës nuk është më ëndërr. Jam i bindur që me shumë punë dh besim do të bëjmë progres të madh si një nga destinacionet më të mira turistike."

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 16/07/2020 03:55

    Hm,shume interesante,deri dje askush nuk e dinte kush e ku ishte z.Leli,keto dite amerikanet vizituan bazen ne Vlore e pastaj u takuan me bashkiakun,sot BE e mbajten frymen ne Vlore dhe te z.Leli.Mos kemi te bejme me rivalitet e zona influence?

    Përgjigju
  • PS PD LSI: 15/07/2020 16:00

    O Soreca ne si popull nuk na rruhet fare per marrveshjet e bandes PS PD LSI,ne duam listat e hapura pike.E zeme se ikin dhe Murrizi edhe te tjeret nga parlamenti se nuk u hapen listat ca do thoni?Ore mjaft mjaft

    Përgjigju
  • Rama mer vendimin...: 15/07/2020 12:58

    Ore si nuk na doli nji kryeminister qe te mos ngul kembe si mushka per te mos dal nga zyra...bejne 100 marifete vetem e vetem te rrine ne pushtet...ku supozohet qe duhet te punojne ore e pa ore, dite pune e dite pushimi... O ju te mjeret e verbuar nga pushteti ...dilni o njerez dhe jetoni si te tille...mos ju mbini dynjase si nje morr ne bythe qe ngjitet e se heq dot. A jeni ju ne gjendje te jetoni si cdo njeri tjeter?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen