VLORË - Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane për Vlorën, Dritan Leli, u prezantoi dje banorëve të fshatrave Bunavi dhe Çeprat konceptin e tij për zhvillimin e fshatit duke u përqendruar tek krijimi i kooperativave moderne. Ai u shpjegoi banorëve të zonës se vetëm në sajë të bashkëpunimit me njëri-tjetrin do të arrijnë që të kenë një produkt konkurrues për tregun vendas. 

Dritan Leli u premtoi banorëve që infrastruktura e re rrugore që do të krijojë bashkia në katër vitet e ardhshme do të ndihmojë bujqit që të afrohen edhe më shumë me qytetin e Vlorës. Projektet e mëdha rrugore do të hapin mundësi për tregje të reja për të gjithë prodhuesit lokalë.

Dritan Leli, u shpjegoi banorëve se projekti i bashkisë së re të Vlorës është krijimi i një infrastrukture rrugore që do të shkurtojë distancat kohore që ndajnë qytetin me këto zona. Sipas tij, e gjithë zona do të përfshihet në një proces rikualifikimi urban duke u bazuar në politikat e zhvillimit rajonal. Por në radhë të parë bashkia e re e Vlorës nën drejtimin e Dritan Lelit do të rregullojë problemet e ujit, kanalizimeve dhe heqja e mbeturinave duke e kthyer zonën, por edhe të gjithë Vlorën në drejtimin e duhur.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com
)