Lena Manda, shkrimtarja greke
promovon romanin në Tiranë

Lena Manda, shkrimtarja greke<br />promovon romanin në Tiranë<br>
Shkrimtarja greke, Lena Manda, ka ardhur në Tiranë për promovimin e librit “Theanoja, Ulkonja e Stambollit”. Manda është një nga autoret më preferuara në Greqi dhe absolutisht utorja më e lexuar në 10 vitet e fundit, me mbi 2 milionë kopje të shitura gjatë këtyre viteve.

Librat e saj prej disa vitesh botohen edhe në shqip dhe tashmë renditen 5 tituj të saj të botuar nga shtëpia botuese Toena. Romani “Theanoja, Ulkonja e Stambollit” i përqëndron ngjarjet në Stambollin, tragjetitë që kanë ndodhur atje. Kjo ngjarje, këto tragjedi shprehen përmes historisë së një gruaje që përjetoi si dashurinë ashtu edhe urrejtjen dhe që rrethanat e shndërruan në egërsirë për hir të njerëzve të dashur.

Autorja sjell histori shumë të dhimbshme, për sa i përket popullit grek, dhe këto histori ajo i interpreton në dritën e humanizmit dhe të paqes mes popujve të Ballkanit. Shkrimtarja greke gjatë promovimit ka treguar edhe për bashkëjetesën me burrin e saj arvanitas, ku u shpreh se tashmë ajo ka krijuar lidhje shumë të forta me familjen e tij dhe shqiptarët e Greqisë.

[gallery]24745[/gallery]

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Jason Derulo kapet 'mat' duke darkuar me një vajzë misterioze në Tiranë

Jason Derulo kapet 'mat' duke darkuar me një vajzë misterioze në Tiranë