Lena Manda sjell historinë e pesë
motrave dhe shtëpisë buzë lumit

Lena Manda sjell historinë e pesë<br />motrave dhe shtëpisë buzë lumit
TIRANE - Një libër i ri e mjaft ngacmues vjen këto ditë nga botimet Toena. Pas një Valsi, pas një Ujkonje, erdhi dhe një Shtëpi... buzë një lumi. Mos u gënjeni nga qetësia që fsheh titulli i tij, sepse një lumë është gjithmonë i paparashikueshëm dhe asnjëherë nuk mund ta dish se ku mund të të çojë.

Romani i shkrimtares Lena Manda rrëfen historinë e pesë motrave Melisanthi, Julia, Aspasia, Polikseni dhe Magdalini, të cilat po rriten nën kujdesin e nënës së tyre në një fshat të Olimpit, buzë një lumi. Ajo që dëshirojnë që të pesta është që të njohin jetën larg vendlindjes së tyre. Dhe do t’ia arrijnë! Fati do t’i shpërndajë në katër pika të horizontit, duke e kthyer e bërë ëndrrën e tyre realitet.

Vetëm se, ndonjëherë, ëndrrat shndërrohen në makthe të pushtuara nga djalli dhe të përndjekin... Pesë gra, pesë jetë të vrullshme, të mbushura me dashuri dhe zhgënjime, ndërkohë që shtëpia buzë lumit pret me durim atë të cilën e di se do të ndodhë!

Çdo kapitull i librit përbën një libër më vete; gëzohesh me gëzimet e personazheve dhe dëshpërohesh me dhimbjet e tyre. Dhe si shprehet vetë autorja: “Jeta është si ky lumë që rrjedh në këtë moment para nesh. Të merr lehtësisht me vete dhe të çon aty ku shkon. Ashtu si një lumë që nuk kthehet mbrapsht, kështu edhe ju, nëse do ju marrë me vete, nuk do të mundeni të ktheheni mbrapsht... Gjithmonë kini kujdes nga lumi... Mos t’ju marrë me vete...”

Romani “Pesë motrat dhe shtëpia buzë lumit” është botuar dhe ribotuar në Greqi plot 250 mijë kopje. Lena Manda është shkrimtarja e romanit, gjithashtu, best seller “Dashuri që lag si shi”, i përkthyer edhe në gjuhën shqipe nga Shtëpia Botuese “Toena”, në vitin 2011.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 06.09.2013
 
Redakasia online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024