Lëndimi i simpatizantëve të PD
analizat: Jo nga elementë kimikë

Në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe mbetjet e sekuestruara aty një ditë pas protestës së Partisë Demokratike ku u lënduan 140 simpatizantë si dhe vetë kreu opozitës, Lulzim Basha, nuk janë gjetur prani të lëndëve helmuese apo toksike të paidentifikuara.
 
Është kjo përgjigja zyrtare e laboratorit të ushtrisë shqiptare që është angazhuar në hetimin e rastit, bënë me dije burime nga Ministria e Mbrojtjes për Report Tv.
 
Analizat nga laboratori i Ministrisë së Mbrojtjes
Forca të ushtrisë u përfshinë në këtë hetim prej mëngjesit të 28 majit kur dhe Bulevardi u rrethua si skenë krimi.
 
Kjo përgjigje e ekspertimit të laboratorit të kimisë në ushtrinë shqiptare i është përcjell zyrtarisht këtë të premte prokurorisë së Tiranës e cila është angazhuar me hetimin e këtij rast.
 
Pritet eksperzita e prozhektorëve
Ndërkohë Report Tv ka mësuar nga prokuroria se ata janë në pritje të ekspertizë së prozhektorëve të sekuestruar dhe përdorur gjatë mitingut për çeljen e fushatës së PD-s përgjatë pasdites së 27 Majit.
 
Pritet përgjigja e analizave të gjakut në Gjermani
Po ashtu Prokuroria e Tiranës ka kërkuar ndihmën e ekspertëve gjermanë për hedhjen dritë mbi shkakun e shkaktimit të dëmtimeve tek 140 persona, duke dërguar një letër porosi me kampione gjaku dhe teshat e disa prej simpatizantëve.
 
Në këtë ngjarje u lëndua dhe vetë kreu i PD-s, Lulzim Basha, i cili u mjekua dy herë në urgjencën e spitalit universitar Nënë Tereza.
 
Policia referoi ngjarjen në Prokurori sipas nenit 201 të Kodit Penal për ndotje të ajrit ndërsa hetimet nga akuza e kryeqytetit po kryhen dhe për nenin 325 të Kodit Penal përsa i përket pengimit të subjekteve politike në zhvillimin e një aktiviteti politik.
 
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

U shpall fajtor për rastin 'Stormy Daniels', Trump i tërbuar në rrjetet sociale: Gjueti shtrigash, njerëzit janë me mua

U shpall fajtor për rastin 'Stormy Daniels', Trump i tërbuar në rrjetet sociale: Gjueti shtrigash, njerëzit janë me mua