Lënia në stol e Kristjan Asllanit, legjenda e Interit: S'e kuptoj Inzaghin, një supertalent nuk merr as 10 minuta

Lënia në stol e Kristjan Asllanit, legjenda e Interit: S'e kuptoj Inzaghin, një supertalent nuk merr as 10 minuta

Kristjan Asllani

Kristjan Asllani nuk po preferohet nga trajneri i Interit, Simone Inzaghi. Mesfushori shqiptar i kushtoi Interit 12 milionë euro në verë, teksa s'ka marrë minuta. Në lidhje me këtë situatë, të shumtë kanë qenë ata që kanë kritikuar zgjedhjet e trajnerit.

Legjenda Christian Vieri ka folur pikërisht për minutazhin e paktë të Asllanit dhe për “Bobo TV” ka deklaruar se si një talent si ai akoma rri në stol dhe nuk preferohet nga Simone Inzaghi.

“Interi është skuadra më e fortë në kampionat, askush nuk i ka Lukakun, Dzekon dhe Lautaron… Askush nuk i ka këta lojtarë apo edhe stolin e tyre. Unë pres shumë më tepër, ata janë një ekip i jashtëzakonshëm pavarësisht të gjitha problemeve që mund të kenë. Shikoni stolin, De Vrij titullar i Holandës dhe që nuk luan, ose Dumfries, ose Gosens që luante titullar te Gjermania. Brozovic te Kroacia që është lideri. Asllani super talent që se sheh fushën fare, as 10 minuta…. ”, deklaroi Vieri.

Gjatë këtij sezoni, Asllani ka marrë 286 minuta për 12 ndeshje në Serie A dhe 125 minuta në Champions League.

Christian Vieri

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja