Leonarda i përgjigjet Hollande:
Në Francë vij, por me familjen

Leonarda i përgjigjet Hollande:<br />Në Francë vij, por me familjen
PRISHTINË - “Nuk do të kthehem në Francë pa familjen time”. Është kjo përgjigja e Leonadra Dibranit, vajzës shqiptare nga Kosova e deportuar nga Franca, pas deklaratës së bërë nga presidenti francez, Françoi Hollande. 15-vjeçarja që i përket komunitetit rom është arrestuar në klasën e saj, për tu deportuar më pas në datën 9 tetor, bashkë me familjen e saj në Kosovë. 

Ditën e djeshme, presidenti Hollande tha se, “Leonarda mund të kthehej në Francë e vetme që të vazhdonte shkollën”.

“Nuk jam e vetmja që duhet të shkoj në shkollë, por edhe vëllezërit dhe motrat e mia”, ka shtuar Leonarda. Nga pesë fëmijët e familjes Dibrani, katër prej tyre kanë lindur në Itali, ka thënë kryefamiljari. Fëmija më i vogël është 17 muajsh dhe ka lindur në Francë.

“Presidenti nuk ka zemër - ka thënë Leonarda duke folur me gazetarët në kosovë – dhe nuk e kupton fare situatën. I ka thënë këto fjalë pa e lexuar dosjen”.

Deportimi i Leonarda Dibranit bashkë me familjen e saj, ka shkaktuar dhjetëra protesta nga të rinjtë në të gjithë Francën. Protestat janë bërë pasi, 15-vjeçarja nga Kosova ishte arrestuar në momentin kur ajo ishte duke bërë një eskursion me shkollën e saj.  
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin