Leonardo DiCaprio është një nga emrat më të mëdhenj të kinematografisë hollywoodiane.

Ai njihet botërisht me rolin e tij në filmin e realizuar “Titanic”.

Përveç kësaj aktori ka pasur krah vetes femrat më “glamour” të showbizit.

Leonardo ka qenë i vlerësuar dhe kërkuar nga regjizorë të ndryshëm ku vit pas viti është rritur profesionalisht, por nuk është nderuar asnjëherë me çmimin “Oscar”.

leonardo dicaprio

Thuhet se aktori është në rrugën e aktorit dhe producentit gjigant Robert de Niro me të cilin e kemi parë edhe në bashkëpunim.

Angazhimet më të fundit kanë qenë pjesëmarrja në fushatat elektorale demokratike të John Kerry dhe Barack Obama.

Ndërsa, nuk ka lënë pas as fondacionet duke i dhënë një vëmendje të veçantë problematikës ambientaliste për të cilën ka organizuar konferenca botërore, dokumntarë dhe mbledhje të fondeve për kauzën në fjalë.

Aktori feston sot ditëlindjen e tij të 40 dhe e përditshmja prestigjoze “Corriere della Sera” ka bërë këtë përmbledhje të karrierës së tij artistike.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)