Leopardët e vegjël shoqërohen nga nëna e tyre në hapat e parë (FOTO)

Leopardët e vegjël shoqërohen nga nëna e tyre në hapat e parë (FOTO)

Leopardi Esra dhe vogëlushi i saj

Dy këlyshë leopardi Amur drejt rrezikut u kapën në kamera teksa ecën për herë të parë.  

Të ndrojtur, ata u shoqëruan nga nëna e tyre Esra në rrethimin e jashtëm të kopshtit zoologjik "Colchester" në Essex.

Ata janë leopardët e parë Amur që kanë lindur në kopshtin zoologjik dhe kaluan rreth gjysmë ore duke shëtitur në ajër të pastër.

Të vegjlit gradualisht fillojnë të ndërtojnë forcën, koordinimin dhe besimin e tyre me mjedisin.

Këlyshët lindën 6 javë më parë dhe ende nuk kanë një emër të tyre.

Një zëdhënës i kopësahtir zoologjik Colchester tha: 'Ata po  eksploronin të gjitha zonat që munden edhe pse mamaja Esra është akoma e pasigurt për t'u dhënë atyre të gjithë lirinë e mundshme.

Gjinia etyre akoma nuk është bërë publike dhe pritet pas 12 javëve kur do të vaksinohen.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Milani përballet me Real Madridin, Fonseca: Jemi të motivuar, Leao luan nga minuta e parë

Milani përballet me Real Madridin, Fonseca: Jemi të motivuar, Leao luan nga minuta e parë