39 emigrantët u gjetën të vdekur nga i ftohti në një kamion frigoriferik, arrestohen 26 persona

39 emigrantët u gjetën të vdekur nga i ftohti në një kamion frigoriferik, arrestohen 26 persona

Policia belge arrestoi sot 13 persona si pjesë e një hetimi për vdekjen e 39 migrantëve vietnamezë të mbyllur brenda një kamioni frigoriferik në Britani tetorin e kaluar.

Të arrestuarit janë marrë në një seri bastisjesh në zona të ndryshme të Brukselit, sqaruan hetuesit, duke saktësuar se ata dyshohen se funksionojnë edhe një rrjet trafikimi njerëzor.

13 persona të tjerë u arrestuan në Francë, siç njoftoi prokurori i Parisit.

Më 23 tetor të vitit të kaluar kufomat e 31 burrave, 6 grave dhe dy djemve 15-vjeçarë u gjetën në një kamion në zonën industriale të Essex, në lindje të Londrës.

Gjashtë gratë dhe 31 burrat, gjysmë të zhveshur, që tentuan të kalojnë në Britaninë e Madhe, pasi kishin thirrur për ndihmë, edhe ishin përleshur me njëri tjetrin në tentativë për të dalë jashtë kontejnerit frigorifer.

Policia atë kohë arrestoi  me akuzën e vrasjes, drejtuesin e mjetit, një 25-vjeçar nga Irlanda Veriore. Policia e Essex sqaroi se për ngjarjen tragjike ishte njoftuar nga një telefonatë anonime.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar