‘Lëreni Belerin të betohet’ Rama për Kathimerinin: Nuk është kompetencë e qeverisë ta nxjerrë nga burgu, por e gjykatës

 

Për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Belerin, qeveria nuk ka asnjë kompetencë që ta nxjerrë nga burgu që të betohet, pasi kjo është detyrë e gjykatës. Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për median greke Kathimerini, për çështjen e shumë diskutuar të arrestimit të Belerit, për blerje votash.

'E kuptoj, e kuptoj, por nuk bie dakord. Nuk bie dakord me asnjë prej këtyre. Së pari, nuk jam dakord që një vend i huaj, një qeveri e huaj të bëjë komente të thella rreth veprimeve të sistemit të drejtësisë së një vendi tjetër, edhe duke qenë vende mjaft mike. Sipas meje, kjo nuk është europiane! Si fillim, duhet të bazohemi në atë që ne dimë, sepse nuk dimë gjithçka. Do marrim vesh çdo gjë kur prokuroria e posaçme të paraqesë provat e plota në gjykatë dhe ende nuk kemi shkuar aty. Por, mbështetur në atë që dimë, ai u kap në flagrancë, pra u kap në veprim e sipër të blerjes së votave, sigurisht me rrjetin e tij të blerjes së votës. Së dyti, leja – sepse këtu është përqendruar vëmendja tani – e drejta për të marrë leje për të bërë betimin. Pikë së pari, në këtë pikë të dytë, askund në legjislacionin shqiptar nuk ekziston kompetenca e qeverisë ose e kryeministrit të nxjerrë leje për një të ndaluar në paraburgim - në paraburgim (e theksoj) - që të dalë nga burgu. Kjo nuk ekziston. Nga ana tjetër, ai, avokatët e tij apo kushdo qoftë duhej të kalonin përmes gjykatës për ta kërkuar këtë gjë, e cila më duhet t’ju rithem nuk ekziston në legjislacionin shqiptar. Nuk ka diçka të tillë që dikush të marrë leje për të bërë betimin, ndërkohë që është në paraburgim për një krim në flagrancë dhe gjykata e ka refuzuar tashmë. Së treti, ju thatë se arsyeja e tretë, nëse nuk e kam gabim, ishte burgosja e një kryetari të zgjedhur bashkie, kështu?

Po, por çështja është se mbështetur në sa mund të kuptojmë nga ajo që ka ndodhur sa i takon procesit, ai është burgosur sepse në të tria nivelet e gjyqësorit të Republikës së Shqipërisë, në shkallëm e parë, në apel dhe në Gjykatën e Lartë, ai nuk u la i lirë. Ndaj, pyetja ime është shumë e thjeshtë: “Ku hyj unë dhe ku hyn qeveria shqiptare në të gjithë këtë?” Tani, do ju jap pak kontekst. Ky sistem, që do të thotë Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, janë krijuar në zbatim të një reforme në drejtësi që, nga “A”-ja në “Zh”, u konceptua, u hartua, u miratua dhe nisi të zbatohej nën monitorimin e rreptë të Bashkimit Europian dhe me mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian, përfshi Greqinë dhe janë këto organizma që kanë vendosur për paraburgimin, të katër a pesë ish-kryetarëve të bashkive të Partisë Socialiste të Shqipërisë, nëse nuk gaboj numërimin. Tri ditë përpara nisjes së fushatës, një kryebashkiak i Partisë Socialiste të Shqipërisë, i cili ishte kandidat, u arrestua dhe u la në paraburgim dhe nuk jam i sigurt nëse, që atëherë, është çuar përpara gjykatës.'- tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama për ‘Kathimerinin’: Beleri mund të mos shkarkohet pasi i mbaron afati i betimit! Presim fjalën e drejtësisë, qeveria zero kompetenca në këtë çështje


M.Q./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave