ITALI, Cortina d'Ampezzo - Lara Colturi ishte shumë pranë për t'i sjellë medaljen e parë olimpike Shqipërinë në një Olimpiadë Dimërore, por e mbylli garimin në vendin e 16-të me kohën 2 minuta 14 sekonda e 82 të qindtat. Paçka një gare shumë të mirë, me disa gabime në sektorin e tretë, 19-vjeçarja italo-shqiptare mbeti 1.32 sekonda pas vendit të parë i cili u siguruar nga Federica Brigonone (2:13.50), e cila i dha të artën e dytë personale Italisë në këto Lojëra. Semire Dauti, sportistja tjetër e Shqipërisë u rendit e 44-ta. Kjo ishte gara e parë në historinë e Lojërave Olimpike Dimërore që Shqipëria u përfaqësua me dy sportiste.
Diferenca mes skiatoreve Alpine në disiplinën e Slalomit Gjigant ishte shumë e ngushtë në 'Milano Cortina', aq sa Sara Hector e Suedisë dhe Louise Stjernesund e Norvegjisë e mbyllën me kohë identike (2:14.12), vetëm 0.62 sekonda pas vendit të parë. Hector dhe Stjernesund ndajnë medaljen e argjendtë duke bërë që Lara Della Mea e Italisë të spostohet e katërta dhe mos marrë medalje.
Gara e Lara Colturit
Colturi (1 minutë 03 sekonda e 97 të qindtat) e mbylli lëshimin e parë në vendin e katërt me 0.74 sekonda pas kryesueses Federica Brignone, por në lëshmin e dytë u rendit e 25-ta me kohën 1:10.85. Në total me kohën 2:14.82 Colturi mbeti në vendin e 16-të, teksa do jetë sërish në pistë më 18 shkurt në disiplinën e Slalomit, një garë e preferuar për të.
Semire Dauti përfundon në vendin e 44-t
Debutuese me fanellën e Shqipërisë, skiatorja 18-vjeçare Semire Dauti bëri shumë mirë në garën e saj të parë në një Olimpiadë. Dauti në fund u rendit në vendin e 44-t nga 76 skiatore. Dauti e mbylli lëshimin e parë në pozitën e 51-të me kohën 1 minutë 03 sekonda e 97 të qindtat, ndërsa lëshimin e dytë në vendin e 44-t, që në total e la po në këtë pozitë me kohën 2:28.12, 14.62 sekonda pas vendit të parë.
Denni Xhepa
Dje skiatori i Shqipërisë, Denni Xhepa u rendit në vendin e 34-t në Slalomin Gjigant, teksa edhe në disiplinën e Super-G kishte zënë të njëjtin pozicion.
Garat e ardhshme të Shqipërisë
Nesër, më 16 shkurt Denni Xhepa do garojë për herë të tretë në këto Lojëra, këtë herë në disiplinën e Slalomit. Shqipëria do e mbyllë konkurrimin dhe ëndrrën për një medalje olimpike dimërore më 18 shkurt, kur Lara Colturi, Lisa Brunga dhe Semire Dauti do konkurrojnë në disiplinën e Slalomit.
Kujtojmë se kjo është hera e parë që vendi ynë përfaqësohet nga katër sportistë në një Olimpiadë Dimërore. Skiatorët Lara Colturi, Denni Xhepa, Lisa Brunga dhe Semire Dauti janë sportistët e Shqipërisë në 'Milano Cortina 2026'.
Rezultatet finale
Kalendari i plotë i garave të sportistëve shqiptarë në 'Milano Cortina 2026':
Më 11 shkurt: Denni Xhepa mori pjesë në garën e Super Gjigantit që filloi në orën 11:30 në Bormio.
Më 14 shkurt: Denni Xhepa mori pjesë në disiplinën e Slalomit Gjigant që filloi në orën 10:00 në Bormio.
Më 15 shkurt: Lara Colturi dhe Semire Dauti morën pjesë në disiplinën e Slalomit Gjigand në Cortina D’Ampezzo.
Më 16 shkurt: Denni Xhepa merr pjesë në disiplinën e Slalomit në orën 10:00 në Bormio.
Më 18 shkurt: Lara Colturi, Lisa Brunga dhe Semire Dauti do të marrin pjesë në disiplinën Slalomit në orën 10:00 dhe 13:30 lëshimi i dytë (nëse kualifikohen) në Cortina D’Ampezzo.

Skiatorja italo-shqiptare Lara Colturi ndihet e keqardhur për vendin e 16-të në Olimpiadën Dimërore, paçka se në lëshimin e parë të disiplinës Slalom Gjigant u rendit e katërta. Pas garës ajo u shpreh e emocionuar për rezultatin, duke premtuar se më 18 shkurt do tentojë të bëjë më mirë në garën e radhës në disiplinën e Slalomit.
“Është e vërtetë që bëra një lëshim të parë fantastik dhe këtë nuk e kuptova derisa arrita në fund të pistës. Aty kuptova që kisha bërë kohën më të mirë deri në atë moment. Nuk bëra mirë në lëshimin e dytë dhe nuk e di ende se faji i kujt ishte, i pistës apo i skive.
Megjithatë ndjehem shumë mirë mendërisht dhe shpresoj të jap më të mirën time në garën e ardhshme në disiplinën Slalom. Do të mundohem të shtyj fort që të arrij një rezultat të mirë.
Ndihem shumë mirë që marr pjesë në këtë Olimpiadë dhe më gëzon fakti që ka kaq shumë njerëz që më mbështesin. Jam e lumtur për faktin se sporti i skive po bëhet popullor në Shqipëri”, tha Lara Colturi për RTSH.
Komente









Bravo per Italine te kete 3 skiatore ne 4 vendet e para (provozorisht) or teeeejjjjj
Përgjigju