Për herë të parë në fshatin Dhërmi janë lëshuar çertifikatat e pronësisë, për 815 prona që ka ky fshat, në një zonë shumë të lakmuar për vlerat turistike të tij.
Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj e cila në një postim në faqen e saj zyrtare, e konsideron këtë një tjetër premtim të mbajtur.
Janë dhënë çertifikatat e para të pronësisë për fshatin Dhermi. Rreth dy javë më parë, gjatë hapjes të zyrës së re të ZRPP në bashkinë Himarë, ju premtuam banorëve të fshatit Dhërmi, së bashku me kolegun Gjiknuri, se brenda muajit gusht procesi i regjistrimit fillestar i pronave të tyre do të kishte përfunduar si një premtim i bërë më herët.
Shkruan ministrja Gjonaj
Procesi i regjistrimit fillestar për fshatin Dhërmi ose ndryshe Zona Kadastrale 1481, e përbërë nga 815 pasuri me një sipërfaqe rreth 30,708 m2, ka filluar që në vitin 2015 por vetëm falë punës me intensitet të kryer muajt e fundit ky proces përfundoi duke përfshirë të gjitha fazat e projektit.
Sipas ministres së Drejtësisë procesi i dhënies së çertifikatave të pronësisë do të vijojë edhe me pjesën tjetër të banorëve, deri në çertifikimin e plotë të fshatit Dhërmi.
Të gjithë banorët e fshatit Dhërmi kanë tashmë mundësi të pajisen me çertifikatat e pronësisë. Ndërkohë që me hapjen dy javë më parë edhe të zyrës së re të ZRPP në Himarë banorët e kësaj zone nuk kanë më nevojë të marrin rrugën për në Vlorë për tu pajisur me çertifikatën e pronësisë.
Etilda Gjonaj, ministre
Postimi i Etilda Gjonajt në Facebook:
Na ka plasur buza per pronen kemi 27 vjet neve ne dhermi dhe mezi u bem pronar te tokave tona. Faleminderit.
PërgjigjuTe vjen mire kur shikon qe pronen qe ta kane dhuruar te afermit e tu me ne fund mundesh ta gezosh. Shpresoj tju zgjidhet te gjithve ngerci i prones sic na u zgjidh neve.
PërgjigjuMamaja ime sot gezonte pa mas kur fola ne telefon. Imagjinoni pak ka nje jete qe eshte pronare edhe nuk e gezon dot pronen e saj.
Përgjigju