TIRANË – Nikollë Lesit duket se i është sosur durimi me emërimet e shpeshta në rradhët e drejtuesve të ministrive, e sidomos në Ministrinë e Kulturës. Pas emërimit të sotëm të Abaza Hado, në këtë ministri numërohen 3 zëvendësministra. Për Lesin, kjo është shumë, madje po bëhen më shumë se punonjësit në këtë dikaster.
“Më shumë zëvendësministra sesa punonjës në Ministrinë e Kulturës. Më duket se erdhi koha për të ikur”, deklaroi sot Lesi, njëherësh drejtues I LDK-së prej më shumë se 3 vjetësh.
ZËVENDËSIMI
Qeveria publikoi sot emrat e dy zëvendësministrave të rinj, Hado e Tano në dy ministri, por nuk dihet ende nëse në ministrinë e Kulturës dhe atë të Arsimit do të ketë apo jo shkarkime në rradhët e zëvendësministrave aktualë.
Nikollë Lesi u emërua në postin që mban aktualisht në tetor të vitit 2009, pak muaj pas zgjedhjeve parlamentare.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com