Leskaj: PS, vullnet për zgjidhje që
garantojnë integritetin e zgjedhjeve
Partia Socialiste thekson vullnetin dhe gatishmërinë për të gjetur një zgjidhje e cila do të garantonte integritetin dhe besueshmërinë e zgjedhjeve të 23 qershorit, ka deklaruar sot deputetja Valentina Leskaj.
TIRANË – Deputetja socialiste Valentina Leskaj ka ftuar sot, kryeministrin Berisha, “që të paktën në këto ditë të fundit të pushtetit të tij të dëgjojë zërin e arsyes dhe shqetësimin që nuk vjen më vetëm nga Partia Socialiste dhe opozita, por nga të gjithë partnerët strategjikë të Shqipërisë në këto momente delikate për vendin tonë. Nisur nga kjo bindje, por edhe në përgjigje të shqetësimit të partnerëve tanë në BE dhe SHBA, Partia Socialiste thekson vullnetin dhe gatishmërinë për të gjetur një zgjidhje e cila do të garantonte integritetin dhe besueshmërinë e zgjedhjeve të 23 qershorit."
Leskaj tha se “pas 8 vitesh në pushtet Sali Berisha nuk është as i aftë dhe as i gatshëm për të zhvilluar zgjedhje të ndershme dhe të lira sipas standardet demokratike, të denja për një vend anëtar i NATO-s. Ky fakt, që në Shqipëri e di tanimë i madh e i vogël, është kthyer në një shqetësim serioz edhe për partnerët tanë më të rëndësishëm strategjikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian.
Vetëm dje gjatë takimit të Komisionit për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë, Ndihmëssekretari për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker e theksoi fort këtë shqetësim duke lëshuar madje edhe një mesazh të qartë për Kryeministrin në ikje: nëse preken zgjedhjet e 23 qershorit, SHBA nuk do të bëjë sehir. Kujtojmë po ashtu se kjo thirrje vjen pas mesazhit të qartë që i ka dërguar Sali Berishës edhe Bashkimi Europian, që e ka bërë të qartë që mbajtja e zgjedhjeve të lira e të ndershme, në përputhje me standardet më të larta demokratike, do të jenë një test për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Partia Socialiste e përshëndet vëmendjen që po i kushtojnë partnerët tanë si në SHBA ashtu dhe në Bashkimin Europian mbajtjes së zgjedhjeve të lira e të ndershme. Jemi po ashtu, plotësisht, dakord me partnerët tanë kur theksojnë domosdoshmërinë e rivendosjes së besueshmërisë së humbur të
KQZ, si institucioni kryesor për administrimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve në Shqipëri," - nënvizoi Leskaj.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
74.6%
-
Jo
21.8%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 2539
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44