Leskaj vizitë në Uashington, takon kryekontrollorin e SHBA: Me rëndësi riaktivizimi i bashkëpunimit mes dy institucioneve

Leskaj vizitë në Uashington, takon kryekontrollorin e SHBA: Me rëndësi riaktivizimi i bashkëpunimit mes dy institucioneve

Kreu i KLSH Bujar Leskaj gjatë takimit në Washington me homologun amerikan Gene L. Dodaro

Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit po zhvillon një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është pritur në një takim nga Kontrollori i Përgjithshëm i SHBA, Gene L. Dodaro. Dodaro është personaliteti më i rëndësishëm i auditimit suprem publik në botë. Në një njoftim të shpërndarë nga zyra e shtypit e KLSH thuhet se "Leskaj vlerësoi riaktivizimin e bashkëpunimit mes të dyja institucioneve të auditimit të lartë që nga viti 2012 dhe e informoi Kryekontrollorin amerikan për 10 risitë kryesore të zhvillimit të KLSH gjatë viteve 2012-2018, të tilla si ligji i ri integral i institucionit i vitit 2014, në përputhje me standardet e INTOSAI-t, përqëndrimi tek auditimi i performancës, 300 kallzime penale në 7 vjet, ose një kallzim në javë, ose dy herë më shumë se periudha 2004-2011, investimi tek auditimet e teknologjisë së informacionit, konferencat shkencore të KLSH, muaji i hapur me qytetarët, kolana “Botimet e KLSH-së”, shkrimet e audituesve të institucionit në shtypin e përditshëm, etj".

Kreu i KLSH, vijon më tej njoftimi, theksoi se standardet e auditimit të Zyrës së Llogaridhënies Qeveritare(GAO), institucionit suprem të auditimit të SHBA-ve, si reflektimi më i saktë i standardeve ndërkombëtare ISSAI, institucioni i KLSH i kishte gjithnjë parasysh. "Për këtë, Kryetari Leskaj i tregoi Kryekontrollorit amerikan Dodaro edhe përkthimet në shqip të përmbledhjes së standardeve amerikane, të quajtur “Yelloë Book (Libri i Verdhë)”, të botuar si libër nga KLSH në vitin 2016, si dhe botimin e fundit të vitit 2018, përkthimin e përmbledhjes “Green Book(Libri Jeshil)” të GAO-s për standardet e auditimit të brendshëm në qeverinë federale amerikane".

Kryetari i KLSH e ka informuar kolegun amerikan edhe për zbatimin nga KLSH të përvojës amerikane në fushën e integritetit, nëpërmjet Kodit të Kryetarit të KLSH, ku përfshihet vendimi i titullarit për mos-rikandidim, si dhe projektin, i cili do të zbatohet në muajt e parë të vitit 2019, për botimin e protokolleve të GAO-s në raportet e saj me Kongresin Amerikan, si dhe të përvojës amerikane në ndjekjen e zbatimit të rekomandimeve të institucionit të auditimit suprem publik.

Leskaj është shprehur se kjo vizitë e tij ndërkombëtare, edhe pse e fundit në detyrë, ishte domethënëse, përsa i përket të ardhmes së zhvillimit profesional të audituesve të KLSH dhe të bashkëpunimit ndërkombëtar të institucionit.

Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të KLSH, "kryekontrollori amerikan vlerësoi punën impresionuese të Kryetarit të KLSH në reformimin e institucionit dhe në drejtim të zbatimit të standardeve ISSAI, si dhe falenderoi për botimin në shqip të standardeve të GAO-s, të përfshira në përmbledhjet “Yellow Book” dhe “Green Book”. Kryekontrollori i SHBA-ve theksoi punën e mirë të KLSH në drejtim të fitimit të dijeve në auditim, nëpërmjet botimeve të standardeve të fushës dhe shkëmbimit të eksperiencës me institucionet supreme të auditimit partnere".

Në takim ishte i pranishëm edhe Drejtori i Planifikimit Strategjik në GAO, z. Blockwood, i cili, nga ana e tij cilësoi të suksesshëm bashkëpunimin e KLSH me Qendrën e Ekselencës në Auditim të GAO-s, të konkretizuar me ardhjen në Tiranë të Drejtoreshës së Qendrës, Janet St. Laurent dhe dhënien nga ana e saj të një leksioni për audituesit shqiptarë, si dhe të programeve disamujore të trajnimit “Felloëship” të 5 audituesve shqiptarë në zyrat e GAO-s.

Që nga viti 2015, ky është takimi i tretë zyrtar i dy drejtuesve të auditimit suprem publik të Shqipërisë dhe SHBA-ve në zyrën e drejtuesit të GAO-s në Washington, pas disa takimeve në Kongreset INCOSAI dhe në simpoziumet kryesore të INTOSA.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve