‘Letër nga zemra’, 15-vjeçarja nga Kurbini falënderon Von der Leyen: Me rindërtimin e shkollës ëndrrat tona u bënë realitet! Ne ndihemi më europianë

Një 15-vjeçare nga Kurbini i ka dërguar letër Presidentes së KE Ursula von der Leyen duke e falënderuar atë shkollën e rindërtuar Cub Çapani në Kurbin me fondet e BE.

Shkolla ishte shkatërruar nga tërmeti u rindërtua nga fondet e BE, ndërsa Erjona, ka zgjedhur një mënyrë mjaft të bukur dhe emocionale jo vetëm për të shprehur falënderimet e saj, por edhe për të treguar ato që përjetoi gjatë tërmetit të dy viteve më parë. Erjona shkruan se me shkollën e re ëndrrat e saj dhe të bashkëmoshatarëve u bë realitet.

"Sot shokët e mi dhe unë ndihemi evropianë të vërtetë. Shkolla jonë sot është moderne, më shumë hapësirë, e pajisur me të gjitha mjetet, me një laborator shkencor, një librari dhe një palestër për sport. Shokët e mi të cilët vuajnë nga aftësi të kufizuara nuk shqetësohen më se si të aksesojnë ambientet e shkollës. Shkolla jonë fantastike është shumë miqësore me ta. Unë, të gjithë ne, dashurojmë të shkojmë në shkollë çdo ditë. Ajo na e ka bërë të mësuarit shumë qejf dhe 'super cool'", ka shkruar vajza e vogël për kryekomisioneren e Bashkimit Europian.

Kjo letër është shpërndarë edhe nga ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca i cili shkruan se këto vepra të mira janë shembull i miqësisë dhe bashkëpunimit mes BE dhe Shqipërisë.

“Një “Letër nga zemra” i mbërriti Presidentes së KE Ursula von der Leyen nga qyteti i Kurbinit. 15-vjeçarja Erjola e shkroi për të shprehur gëzimin e saj për shkollën e re të rindërtuar me fondet e Bashkimit Evropian . 2 vjet pas tërmetit shkatërrues që goditi Shqipërinë, letra e Erjolës nuk është vetëm një rrëfim thellësisht personal i përvojës së saj, por edhe një kujtesë e fuqishme e të mirave që mund të arrijmë si evropianë kur BE dhe Shqipëria punon së bashku. Dhe një shembull i shkëlqyer i miqësisë së qëndrueshme mes BE dhe Shqipërisë dhe i së ardhmes sonë të përbashkët në Bashkimin Europain”, shkruan Soreca.

I.K./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Katër vrasjet në bulevard, a është bërë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

John

Strumbullari i 21 Janarit, Meta i fshihet pyetjes, flet për marrjen e LSI-së: Mezi pres të heq kostumin e presidentit! Thumbon Bashën: Më pret populli i 2 marsit i cili do lider me karakter