RIGA, 8 janar /ATSH-AFP/ - Komisioni evropian propozoi zhbllokimin e 1,8 miliardë eurove ndihmë shtesë për Ukrainën, njoftoi sot presidenti i Komisionit, Jean-Claude Juncker.
"Komisioni vendosi zgjatjen e mbështetjes financiare për Ukrainën për një shumë shtesë prej 1,8 miliardë euro", deklaroi Juncer në një konferencë shtypi në Riga duke nënvizuar solidaritetin e Evropës me Ukrainën.
"Ukraina nuk është vetëm. Evropa është e bashkuar përkrah Ukrainës dhe mbështet programin e reformave të qeverisë së re", shtoi ai në një komunikatë të publikuar në kryeqytetin e Letonisë, vend që mori presidencën e radhës të Bashkimit Evropian./
/ec/










