TIRANE- Në betejën që po zhvillohet mes universitetit të Tiranës dhe universitet privat “Luarasi” se kush do ta marrë me qira konviktin e Gjuhëve të Huaja, janë përfshirë edhe drejtuesit e 10 universiteteve të tjera publike në vend.
Dje, me anë të një deklarate të përbashkët, drejtuar organeve kompetente, por edhe opinionit publik, ata kanë bërë me dije se përkrahin vendimin e senatit akademik të UT-së, në lidhje me plotësimin e kërkesës për kalimin në përdorim të godinës të konviktit të shkollës së mesme të Gjuhëve të Huaja. “Mbështetje për vendimin e Senatit Akademik të Universitetit të Tiranës në lidhje me kërkesën e tij për marrjen në përdorim të këtij objekti nga UT, duke vlerësuar se zgjerimi i kapaciteteve infrastrukturore për universitetet publike është një domosdoshmëri dhe njëkohësisht detyrim i autoriteteve shtetërore në ndihmë të përmirësimit të kushteve për universitetet publike”, - kanë nënshkruar deklaratën 11 rektorët e universiteteve publike në vend.
Më konkretisht, bëhet fjalë për rektorin e UT-së, Dhori Kule; rektorin e Universitetit Politeknik të Tiranës, Jorgaq Kaçani; kreu i universitetit Bujqësor të Kamzës, Fatos Harizaj; rektori i Universitetit të Arteve, Petrit Malaj; rektori i universitetit të Shkodrës, Artan Haxhi; rektori i universitetit të Elbasanit, Liman Varoshi; rektori i universitetit të Korçës, Gjergji Mero; rektori i universitetit të Vlorës, Albert Qarri; rektori i universitetit të Durrësit, Mit’hat Mema; rektori i universitetit të Gjirokastrës, Gezim Sala si dhe rektori i universiteteve të Sporteve, Vejsel Rizvanolli. Rektorët e universiteteve publike janë pozicionuar përkrah Universitetit të Tiranës, pas publikimit të faktit në media se, bashkia e Tiranës dhe ministria e Ekonomisë kishte nisur procedurat për dhënien me qira të konviktit të gjuhëve të huaja një universiteti privat, ndonëse më parë kish marrë një kërkesë nga Universiteti i Tiranës për këtë godinë, kërkesë së cilës i ishte përgjigjur negativisht.
PRANIMET E REJA
Drejtuesit e universiteteve publike në deklaratën e djeshme pohojnë se mbështesin politikat e qeverisë për masivizimin e arsimit të lartë, por që sipas tyre kjo duhet të shoqërohet edhe me mbështetje në ambiente. “Mbështetjen e politikave të ndjekura për masivizimin dhe rritjen e cilësisë së arsimit të lartë, duke kërkuar njëkohësisht vëmendje më të madhe në drejtim të realizimit të nevojave urgjente që kanë universitetet publike për ambiente mësimore. Angazhimin e tyre dhe të gjithë personelit akademik, stafit administrativ dhe studentëve, për të rritur cilësinë e mësimdhënies në universitetet publike me qëllim përgatitjen e brezave të studentëve të aftë për t’iu përgjigjur kërkesave të rritura të kohës, në kuadrin e integrimit të Shqipërisë në strukturat euroatlantike e në veçanti në ato të Bashkimit Evropian”, - thuhet në deklaratën e përbashkët të 11 rektorëve të universiteteve publike.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com